M’kish pas ra shamia- Dori Camaj

M’kish pas ra shamia,

e mue t’marrës

s’m’a kish rrok mendja

se prej t’zez t’flokut

kisha me e hup shtegun…

E ty,

t’paraftyroj tuj m’prit n’dritare..

At’ qi dielli s’duhet me e dit’,

hana e mblon

nân fustanin e saj,

e é nis udhës

tuj shndrit veç syt e dashnis..

E ti,

luen tuj e shti gishtin

n’çark t’unazës…

Un’ gjith e hupun jam,

prej se shtegut për çdo her’

vdes nji flutur n’mue,

veç

për sa shpirti,

n’frym t’fundit m’mban,

kurr udha s’mlen me t’harrue…

Un’ e treta shamin,

e t’zit e flokut m’mbloj.

E ti,

pshtet buzt n’krah,

pritjes tuj iu idhnue,

pa e dit’

se nata

m’rrejti…

Dori Camaj