Vlerësimi postmortum i një figure që i dha shpirt Vlorës


Gëzim Llojdia
1.
Në historinë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, pak figura kanë arritur të bashkojnë në një shpirt të vetëm poezinë, patriotizmin dhe qytetarinë, ashtu si Ali Asllani.
Ai nuk ishte thjesht një poet lirik, por një njeri i madh që ia kushtoi jetën, pasurinë dhe dijen e tij Vlorës.
Jeta e tij ishte një akt i vazhdueshëm dashurie ndaj atdheut dhe qytetit .Janë ata si Ali Asllani, arritën të shkrijnë në një trup të vetëm poezinë, patriotizmin dhe shpirtin qytetar. Ai nuk ishte thjesht një poet lirik, por një shpirt i madh që ia fali jetën, pasurinë dhe dijen e tij Vlorës dhe Shqipërisë. Siç do të shprehej me dhimbje e nderim poeti Fatos Arapi:
Me dhimbje dhe nderim, poeti Fatos Arapi do të shprehej:
“Ali Asllani i dha Vlorës dhe Shqipërisë gjithçka që pati: dijen dhe kulturën, pasurinë që kishte, deri edhe jetën e tij. Çfarë i dha Vlora dhe Shqipëria Ali Asllanit?”
Kjo pyetje vazhdon të jehojë edhe sot, si një zë ndërgjegjeje për shoqërinë tonë, për mënyrën se si ne dimë ose nuk dimë të vlerësojmë njerëzit e mëdhenj të kulturës.
2.
…Pas ndarjes nga jeta, figura e Ali Asllanit nisi të marrë dritën që koha ia kishte zbehur padrejtësisht. Studiuesi i shquar Nasho Jorgaqi bëri përpjekje të vazhdueshme për ta sjellë veprën e tij në vëmendjen e lexuesit.
Ndërsa Dr. Prof. B Gaçe u bë një nga zërat më këmbëngulës në ringjalljen e figurës së poetit, përmes studimeve dhe botimeve që e rivendosën A.Asllanin në vendin e merituar të letërsisë shqipe.
Një kontribut të ndjerë ka dhënë edhe shkrimtari Ylli Bora, bashkëfshatar dhe mik i familjes së Asllanit, i cili me ndjeshmëri dhe respekt ka sjellë përmasën njerëzore të poetit, duke e afruar atë më shumë me lexuesin.
Në korin e atyre që kanë shkruar për Ali Asllanin gjejmë emra të nderuar të kulturës shqiptare si :Jorgo Bllaci, Lefter Çipa, Pandeli Koçi, Donika Hanxhaku e shumë të tjerë.
Të gjithë e kanë parë tek ai poetin e fjalës së pastër, qytetarin e Vlorës, njeriun që i dha dritë një kohe të vështirë, por fisnike.
Vargjet e tij, të mbushura me krenari kombëtare dhe muzikë shpirtërore, janë interpretuar mjeshtërisht nga aktorë të mëdhenj si: Mirush Kabashi,
Bujar Asqeriu,
Reshat Arbana,
Eli Veizi,
Vasillaq Godo
dhe Ilirjan Ali, duke i kthyer poezitë në zëra të gjallë që zgjojnë kujtesë dhe emocione të thella.
3.
Bashkia e Vlorës e ka nderuar Ali Asllanin duke e shpallur “Qytetar Nderi” dhe duke shprehur angazhimin për ngritjen e bustit të tij përpara godinës së bashkisë, aty ku rreh zemra e qytetit që ai e deshi aq shumë.
…Megjithatë, ky premtim ende nuk është realizuar, duke lënë një boshllëk simbolik në nderimin e figurës së tij.
4.
Por vlerësimi për Ali Asllanin nuk ka qenë vetëm kombëtar.
Që në vitin 1937, ai u nderua nga Presidenti i Republikës Franceze me dekoratën “Oficer i Akademisë Franceze”, një vlerësim i rrallë për një shqiptar të asaj kohe.
5.
Zëri i tij poetik ka gjetur jehonë edhe përtej kufijve të Shqipërisë, në Kosovë dhe Maqedoni, ku familje të tëra ruajnë me krenari libra dhe fotografi të poetit.
…Në Pejë, një shkollë mban emrin e Ali Asllanit, si dëshmi e dashurisë dhe respektit për veprën e tij. Kështu, fjala e poetit ka kapërcyer kufijtë gjeografikë dhe është kthyer në një “pasaportë shpirtërore” për gjithë shqiptarët.
6.
Pas shumë vitesh, Presidenti i Republikës Bamir Topi e nderoi Ali Asllanin pas vdekjes me Urdhrin “Nderi i Kombit”, me motivacionin:
“Veprimtar i shquar i Lëvizjes Kombëtare për krijimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar, diplomat patriot dhe poet lirik që hyri në letërsinë shqipe si krijues i rrallë i poezisë.”
Në ceremoninë solemne, familjarët e poetit shprehën emocionin e thellë për këtë vlerësim të vonuar, por të merituar.
Presidenti theksoi se figurat e mëdha fitojnë më shumë dritë me kalimin e kohës, sepse veprat e tyre jetojnë përtej saj.
Titulli u propozua nga Shoqata:”Drita Athinë- Thanas Jani-kryetar dhe Klubi:” Petro Marko” Vlore ,Myrteza Mara kryetar dhe Gezim Llojdia -sekretar.
7.
Një tjetër formë përjetësimi është arti figurativ. Skulptori vlonjat Zeqir Alizoti ka realizuar maketin e shtatores së Ali Asllanit, ku poeti paraqitet në këmbë, me kapelen në dorë dhe bllokun e poezive në tjetrën – simbol i njeriut që mbajti fjalën e lirë si flamur. Vendosja e kësaj shtatoreje në një nga sheshet e Vlorës do të ishte një akt i drejtë kujtese.
Por…ende sësbtë bërë.
Busti ne fshatin Vajze te Vlore ,ku eshte edhe vendlindja e poetit.Busti i Ali Asllanit është realizuar nga Skulptori i Popullit Muntaz Dhrami ne nentor 2019 .
8.
Ali Asllani mbetet një figurë poliedrike e kombit shqiptar: poet, diplomat, patriot dhe qytetar model. Edhe pse në të gjallë nuk mori vlerësimin që meritonte, koha ia ktheu nderin.
Sot ai jeton në ndërgjegjen kombëtare, si frymëzim për dashurinë ndaj atdheut dhe përkushtimin ndaj kulturës.
Ali Asllani mbetet një figurë poet, diplomat, patriot dhe qytetar model.
Ai është bërë pjesë e ndërgjegjes kombëtare, frymëzim për dashurinë ndaj atdheut dhe përkushtimin ndaj kulturës shqiptare.
Poezia e tij e gjallë, plot dritë, muzikë dhe krenari, vazhdon të jetojë në zemrat e lexuesve, duke dëshmuar se veprat e mëdha nuk vdesin kurrë sepse shpirti i poetit jeton në fjalën që la pas.
Sot, kur përmendim Ali Asllanin, kujtojmë jo vetëm një poet të rrallë, por një njeri që i dha qytetit tonë nder, dinjitet dhe dashuri të pamatë për Shqipërinë.Koha, edhe pse e vonuar, di të bëjë drejtësi. Sot Ali Asllani nderohet si një nga figurat më të ndritura të letrave shqipe dhe të patriotizmit kombëtar. Ai ishte poet që fliste me shpirtin e tokës dhe me frymën e lirë të detit, diplomat që përfaqësoi denjësisht shtetin e ri shqiptar, dhe qytetar që nuk reshti së dashuri vendin e vet.
Edhe pse nuk mori nderimet që meritonte gjallë, vlerësimi postmortum i ka dhënë vendin që i takon: në zemrën e kombit dhe në historinë e kulturës sonë.Në çdo varg të tij, në çdo kujtim që ruhet për të, dëgjohet zëri i poetit që thotë se atdheu është dashuria më e madhe dhe më e shenjtë e njeriut.
Dhe kështu, Ali Asllani jeton jo vetëm në bustin e tij ne fshatin Vajze , jo vetëm në librat e poezive, por në ndërgjegjen kombetare.
Foto 1-Ali Asllani
Foto 2 Me Presidentin B.Topi në ceremonin e dhënies së Ali Asllanit titullit:”Nderi i kombit”.