Kujtim N. Mullai

CIKLI: ” MEDITIME “
(Nga gjashtë)
GJASHTËSHJA II
* * *
E pranoj: Jam njeri me huqe!…
I kam ca vija të kuqe;
Për të drejtën, sigurisht…
Të vërtetës?…
Kurrë s’i bëj bisht!
* * *
Nuk të urdhëroj të bëhesh “UNË”!
As nuk pranoj të bëhem “TI”!
Lezet ka BOTA ngjyrashumë;
Njëanshmëria, monotoni!
* * *
Kur kam dhimbje, brengë, hall,
S’e shfaq!…Në kyç e ruaj!
As më të afërmit, ballë për ball’,
S’kuptojnë se sa vuaj!
E pse t’ja nxi qiellin gëzimit,
Me retë e hidhërimit!
* * *
Të pamundurën,
Si mund ta kërkosh nga unë,
Me shantazh?…Me dhunë?…
S’të ngop?…
Vuan?…
Ke uri?…
Shko gjej ushqim, sipas midesë,
Tek një burim i ri!
Ndoshta,kështu,shpëton
Nga kjo babëzi!
* * *
Kujdes,o miq,
Shmangiuni gjahtarëve,
Që të mos bini, si unë,
Preh i zagarëve!
Ngrite shkopin për mbrojtje?
Të qahet zagari:
“- E ç’faj kam unë, i shkreti,
Më ndërseu gjahtari!”
– Mirë e ke, ti, mirë,
Por kafshimi i zagarit,
Dhembka më shumë
Se sa plumbi i gjahtarit!
* * *
Kush e ka provuar, e di,
Sa shumë vlen kjo urti:
Do në paqe të jesh?
Mbyll një sy e mbyll një vesh!
Apo, thënë vëndshe,shtruar:
“Një sy qorr,një vesh shurdhuar!”
15 nëntor 2025