Dija,ngjyra më e bukur-Nga Anila Toni

Nga Anila Toni

Dija,ngjyra më e bukur

-Dedikim mësueses së talentuar, kolegës, mikes dhe aktivistes së shquar të Lushnjës, Zhaneta Këmbora-

Unë nuk e njoh kohën,

Madje as kohësinë

Dhe ikjet e viteve

Sepse në një mision fisnik si mesues,Dija …

Nuk ka kurrë kohësi

Dija është ngjyra më e bukur e planetit të quajtur Tokë!

Dhe në një farë menyre…

Në këtë kryevepër të quajtur Botë

Mesuesi…

Le ta dinë…

 Është ‘piktori’ i saj!!!

Vite  që flasin në gjuhën shqipe!!!

Kaq e bukur!

Dhe kaq e dlirë!

Dhe kaq e mire!

Ju flisni ende në këtë gjuhë që e kanë zili dhe zotat!!!

..Dhe mbartni:humanizmin…fisnikërinë… dlirësinë…mirësinë…

Dashurinë pa kushte…

A do të këtë?

Pyetja më gërryen…

Për ju nxënësit janë toka lulnajë..

Nese nuk ujit me dije… ato thahen.

Ecin edhe ata me kohën…

Dhe kokën kthejnë pas

Dhe kur janë në kufij “GJIMNAZI”apo”UNIVERSITETI”…!!!

Përgjigen ..–Mua më ka përgatitur mesuese Zhani!

Sa e ngjashme isha me ty kur shpjegoja?

Sybukura  ime mesuese Zhanetë!

Zhanetë e mire!

Brezat të kronikojnë në mendje!

Dhe emri ikën me feshferimë erërash ….

Endet si tokë, gati diellore

Dhe rrezet janë menyra si e servir mësimdhenien..

Ju jeni në kohësi

Dhe koha serish ka nevojë mesuese si ju!!!

Endeni në zemra …kujtësë ..dashuri e dlirë

 Nxënësit kërkojnë atë imazhin tend !!!

Kolegjia ime e rrallë…

Ku fjalët ngecin …hutohen…humbohen …

Dhe hesht si një mjelmë pa liqen

Mesuesi është si një meteor

Në çastin kur shfaqet …

Lë një dritë të hollë drite