Dy rubai çasti-Kujtim N. Mullai

Kujtim N. Mullai

DY RUBAI ÇASTI

Për miratim: V.D.

* * *

Nëse nuk bëke dot pa lavdërime

Nga vart’sit, që përdit ju bën lëshime,

Një ditë, kur s’do kesh më gjë në dorë,

Shtro shpinën veç për barrë me lëndime.

* * *

Në gjërat na i dashke barabar,

Në qiell mund të shkosh të bësh pazar.

Kjo tokë, siç e sheh, gjith’ gunga-gunga,

Pjellore mbetet veç për hileqar’.

30 tetor 2025

Ora 15:43