Eja-Valbona Kolaveri

EJA

Eja për tek unë,

Ashru siç vjen stuhia

Befas nganjëherë,

Trishtimin shpirtit mos ia ndill,

Pritjesh ,mos më len ti djerrë

Eja dhe kujtimet çelmi një nga një,

Si lulet në pranverë,

Gushës puthjet

Frikërave të humbjes mos mi përzë,

Nga acari i vetmisë më merr.