LEFTER SHOMO
ELENI FOTAQI BLETËT( ΜΕΛΙΣΣΕΣ)

Të të urrej, sa është vonë
Një erë tashmë më freskon
Ndjej ndjekjen pas të bletëve
S’ më deshe mot e vjetëve.
Zë borzilokun që ta shkund
Që të ndaloj t’ keqen në vënd
Shtrigash ti pre e lidhjeve
Ustai im i raisjeve
Si erret , endem të të gjej
Hënë dyditëshe më je
Fletë dritaresh të mbyllura
T’ më doje, ah, sa digjesha.
Mbi zjarr marr trumzën ,e vërvit
Më torturojnë bukuritë
Bukuritë, këto vrasëset
Dhe ti soj i harraqëve.
Po qava, frikë ti mos paç
E ndjeva para se të t’ humbas
Mbi ujëtrëndafil të hidhurën
Ti më mohoje ëndërrën.
Në rrugët që ti ec do hedh
Betimin tonë mos e shkel
Le të ndjej lëndim të bletëve
S’ më deshe mot e vjetëve.
Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 484 e.f.α.