
“Esad Pashë Toptani”
Ç’do Shkodran e bir Shkodranit
Ja di për ner Esad Pashë Toptanit
Se qytetin e shpëtoi
Venin serbit ja tregoi.
Esad Pashë, “Luani i Shkodrës”
Plot shtatë muj në majë të kodrës
Tu i rezistu armikut
Malazezit dhe çetnikut.
Ish qyteti i rrethum
Pa bukë, ujë, e të ngujum
Ja që pak veta e dijnë
Se s’e njohin Historinë.
Plot shtatë muj bash ka luftu
Për strateg është dallu
Çdo shkodranë i vërtetë
E vlerëson si me ken mret.
Bash nga Dera e Toptanit
Doli mbrojtsi i Shkodranit
Do e qanin si Filatin
Po mos t’ishte për Esadin!
© Dritan Mardodaj
“Besëprerët e moçëm”
Gjithë Tironës n’komë i rashë
Nji ftyrë t’pame si s’e pashë?!
Mbushur plot me frankofonë
Morra t’kuq, dhe grekofonë?!
Pak më tej ca pensionistë
Që ishin patronazhistë
Edhe këta vullnetare
Kush i thotë k’tyne Shqiptarë?!
Spiunllikun këta mjeranë
N’adn dhe n’gjak e kanë
E ça me ja qajt hallin kot
Nuk janë njerëz, por “robotë”
Këta hajnat e përkohshëm
Janë besëprerë të “moçëm”?!
Ç’na ka gjet me k’ta qafirë
Që hiqen si burra t’ mirë.
Gjatë protestës, rrijnë në bar
Pasi janë antishqiptarë
Për partinë, dhe gruan shesin
Thonë, që shpirti del me vesin!
© Dritan Mardodaj