“Ftyrat”-Dritan Mardodaj

“Ftyrat”


Ftyrë mavi apo ftyrë blu
Që na hiqen “sangue blu” .


Ftyrë me lara, lara lara
Me “konstrukt” për me ngrënë fara .
Djalë partie, ftyrë hajnie
Ftyrë mashtrusi, ftyrë çingie .


I ndërrojnë ftyrat ditë për ditë
: – Sa “stock ftyrash” more mik ?!
: – Lëre i kanë nja njëmijë
Ç’le prej mice gju për minj .


Ahaha e ihhihihii
Ftyrë që qesh, e mban mëri .
Ftyrë hajnie me shumicë
“N’dyqan” ke dhe me pakicë .


Se është dyqan “elitar”
Ftyrë për hajnat në kandar .
Sa shumë ftyra të pa ftyra
në T.V dhe nëpër zyra ?!


Ka dhe ftyra të kubizmit
Ftyrë “ripjelle” e komunizmit .
Ftyrë ke dhe me abstraksione
N’dikastër t’u mbajt leksione .


Ftyrë me mjekër, ftyrë pa mjekër
Imitojnë burrat e vjetër .
Fytyra të zeza sterrë
Mbajnë shënime në defter .


Si me vjedh më ba hajni
“Ftyra t’reja” ?!, do thush ti .
Ftyra t’reja, maska t’vjetra
Ftyra bundrash mëndjelehta .


Ftyrë të ngushtë, e ftyrë e gjërë
“Fytyrminj” dhe “foragjerë”.
Fytyrë horrash e gërdallash
Ftyra ujqërish si n’përralla .


Ftyra shumë “fotozhenike”
Formë katrore “mall fabrike” .
Sa shpesh që i ndërrokan ftyrat
Po “hutohen” dhe pasqyrat ?!


©Dritan Mardodaj
@highlight