Miltiadh Davidhi

Gjithë natën ra shi.
Çatit’ e shtëpive nisën të qajnë.
Rrugicat u kthyen n’përrenj të frikshëm.
Gjethet e lagura
Si fëmijë të sapo lindur mërdhinë.
Gjithë natën ra shi,
E ende s’ka ndërmënd t’pushojë.
Rrugët po u ngjasojnë lumenjve.
Prej degëve të drurëve ende pikojnë
Mendime për krijimin
E barkës së Noes.
Shpirti im braktisur ka trupin e vet,
E vazhdon të njomet nën gjethet e pemës
Me një zok të pa strehë.
Dita me Diell është ende larg!
Dt 24.04.2026.Modena.