Dritan Mardodaj

“T’keqen nana”
Nga na dolën kaq shumë “juda”
Kaq shumë horra, prostituta
Si i mban dheu i Shqipnisë
K’ta ripjellat e tradhtisë?!
Marrin “urdhëra kalorsiakë”
Këta laro surrogatë
Rrijnë e fshihen ndër bedena
Gjak i zi u rrjedh ndër vëna.
Shkon të greku, filogreku
Se atje thotë “është leku”
Është biznesi me sukses
Për kë shet sovranitet.
Të pacipë, të pa moral
Për pushtet bëjnë dhe “skandal”
Prandaj vishen si palaço
Për vëmendjen tuaj, dako.
Që të merreni një javë
Jo po kshu, jo po ashtu
Jo pelenat s’i ka ndrru
Shkurt, valvula për t’u shkarku.
Tip tymnjaje muhabeti
Thonë ata: – S’merr vesht mileti
Mashtroi gjer natën vonë
Janë rehat në komfort zonë.
Prap me rrena edhe ditën.
Dhe ca fake për Amerikën
Për “Otellon” e New Yorkut
Si me qenë bash Duka i Jorkut.
Ky gjakprishur globalist
Që na paska dal me plis.
Para syve po e copëtojnë
Dhe thonë: – E modernizojmë
Ja do futemi n’Evropë
Sa të shesim dhe pak tokë.
Se të shesim dhe pak det
Edhe ca sovranitet
Vazhdojnë rrejnë për Europën
Ndërsa vendit i bëjnë gropën.
Ppp-ra, konçesione
Idromeno, “Motra Tone”
Gore, horra, idrovore
Përmbytjet Ishin mizore.
Dhe spektakli prap vazhdon
Në të dhe gdhirë dhe natën vonë
Me disa njerëz të ndyrë
Që kanë të njëjtën detyrë.
Këta biçim kompromentista
Si puçista dhe mallista
Faqe t’parë nëpër revista
Analista, arrivista.
Që i bëjnë fresk pushtetit
Kryehajnit edhe rrjetit
Janë rritur thonë në hall
Thua ti se janë rrit n’stall?!
Që drejtohen e mashtrohen
Shiten, blihen dhe s’ankohen
Hall i mall, shumë hall i mall
Me këta “banorë vasalë”.
Dhe ju rrini si hajvon
Pultin n’dorë dhe ul n’divon
Me TV Në një stacion
Dhe rakinë me kazon.
Futja prap disa reklama
Bigu, Ferma, t’keqen nana!
© Dritan Mardodaj, prill, 2026