Gjithmon do jesh larg..!Tomi Buzi

Gjithmon do jesh larg..!
Do të shkojnë vite pa fund ,
ti gjithmon do jesh diku
larg nga un,
mbrëmjeve do të rendësh nëpër fllad..
në vetmi,
a ndoshta zhytur në dallgë
psherëtimash,
se di !
 
Do të shkojnë vite,
të tjerë pas tyre do të vinë..
duke rendur si tinguj të largët
violinash,
mbi lëkurën time
ku fshehe dashurinë,
koha,
do thërmoj gjithmonë grimca
psherëtimash !
Ndoshta do më kërkosh përsëri ,
si dikur..
duke pëshpëritur vargjeve
tingujt e pasthirrmës,
por unë,
nuk do jem më pran teje,
kurr,
veç në kujtime të heshtura
të psherëtimës !
Do ti ngjyros muzgjet
me imazhin tënd deri në agim,
perëndimet do ti përqafoj me dihatje,
si atëherë,
ndoshta do t’ vizatoj imazhin tënd
ç’do perëndim..
përhumbur mbi valën,
që puth bregun
në pranverë !
 
Tomi Buzi.
Shqiptaria !