Marigona Kelmendi

Pranverë
Mësoj freskun e fjalës
Besëmira frymë e njalë
Thur nota njerëzore
Isha dje jam edhe sot.
Se ti më dhurove ëndërrshikimin
Të qeshur të doja gjithherë
Edhe pse loti syrin e njomë.
Babë o babë
Të dua shumë
Sikur atëbotë
Kur ti merrje frymë.
Si ky fresk pranvere
Bota kishte tjetër kuptim
Sot kur ti më mungon
Ma shton dhembshurinë
Edhe ajri ka tjetër aromë.
Diell lind ndryshe
Babë ti e doje pranverën
Rifillon jeta a nuk thoshe
Babë ku je.
Kjo pranverë
Nuk është pranverë pa ty
Është vetëm një fresk
Që më than lotin në sy.
Golumja jote.