Blerina Pëllumbi

Gjysmë hënë e gjysmë fjalë
Kur ëndrrat thuren bukur,
gërsheta ylberësh plot shpresë,
pas tyre fshihet edhe dielli,
që ndriçon heshtur një jetë.
Njerëzit, si retë, vrapojnë,
herë të bardhë e herë të zinj;
çudi, edhe qiellin e shpojnë,
si shiu rrëshqasin në rrëke.
Herë-herë bëhen edhe hënë,
gjysmë të ngrëna nga heshtja;
të pakët, të zverdhur, të heshtur,
fjalët i ruajnë të fshehura.
E ti ec nëpër ëndrrat e tua,
aty lumturohesh si perëndeshë;
kjo jetë qenka e kotë,
kur nga të tjerët pret peshë.
Një ëndër gjysmë hëne
Një gjysmë fjale e brishtë
Vrapon brënda në shpirt
E zgjohen në breg të fildishtë.