

Gëzim Llojdia
1.
Po sjell një film turk që më tregoi kokë e këmbë realitetin shqiptar….
Kinematografia turke, ka një rritje, në vitet e fundit me prodhime dinjitoze.
Nuk po flas per telenovelat- limonatë.
Mirëpo ka një fakt:gjysmë shekulli më parë nga ngjyrat, loja dhe historia e dashurisë te ” :Shamikuqja”, ndër vite të errtë kohore çau me shpejtësi shigjete ndër zemrat shqiptare.
-A ju kujtohet besoj ,shamikuqja?
Një arsye është dhe mbetet realiteti në jetën e përditshme,zakonet,legjendat dhe krijimet artistike,që pasqyron kjo kinema .
“Alhat Agaci” është një ndër filmat .
Pse citojmë këtë realizim artistik për një argument?
Realiteti i sotëm jo vetëm i vendit ku u prodhua filmi por edhe ai shqiptar gjendet aty nga fillmi deri në fund të këtij realizimi.
Dhe historia është pak a shumë kështu.
…Një shkrimtar i pabotuar kthehet në vendlindjen e tij para diplomimit, ku ai kërkon sponsorët, që të botojnë librin e tij ndërsa merret me përuljen e babait të tij në lojëra të fatit .
Pema e Dardhës( Turkish : Ahlat Ağacı )në fakt ne i themi:” gorricë” është një film dramatik drejtuar nga Nuri Bilge Ceylan .
Sapo Sinani mbaroi degën e mësimdhënies në shkollën fillore, u kthye në vendlindjen e tij, në rrethin Çan të Çanakalasë.
Familja e tij është vendi ku rikthehet. Asgjë nuk ka ndryshuar që atherë në atë fshat në Çanakala…
Babai i tij është një burrë që është në prag të pensionit.
Por ai është i varur nga garat me kuaj. Nëna e tij, nga ana tjetër, është një nënë e dhimbsur që po përpiqet të menaxhojë disi shtëpinë e mbytur në borxhe nga ky proces dhe i ka humbur motivimi. Sinani është i pakënaqur me ardhjen në shtëpinë ku ka lindur dhe mendon se është i rrethuar nga njerëz me mendime të cekta.
Kthehet në vendlindje .
Atje ka një tjetër mentalitet.
2.
Si është realiteti shqiptar?
Dhjetëra të rinj nga fshatrat tona shkojnë çdo vite ndër 38 universitete shqiptare. Por askush ose shumë pak dëshirojnë të jetojnë apo punojnë aty. Duan të ikin të gjithë jashtë vendit…
Nga filmi ndjekim bisedën e protogandistit kryesor me shokun e tij që përfunduar shkollimin për mësues por që është veshur polic .
Ngase s’kishte shanse në arsim.
320 mijë mësues të papunë dhe vetëm një shpresë u jepej mësues në lindje të Turqisë.Realiteti turk ky.
Realiteti shqiptar.
Qindra të tillë ka kudo në këtë Shqipërinë tonë…
Ja çfarë i thotë protagonisti:
-Ç’thotë puna?
-Me probleme.
-Përse?
-Po shumë protesta.
-Po ju, ç’bëni?
-U hedhim gazë lotsjellës.
-U hedhim ujë me autoblinda. Kur nuk na shohin në polici dhe i rrahim nga pak .
…Lexo protestat shqiptare dhe zhurmat e dy palëve. Një herë e një kohë bëhej edhe anti-protestë…
Dhe më tej…Biseda e dy personazheve të filmit.
-Po ti u ktheve.
-Po jam sipër fshatit e kam si në pëllmbë të dorës.
-Po të isha pak diktatorë do hidhja një bombë , ta shuaja fare këtë llum. Qeshin.
…
Realiteti shqiptar.
Shiko sot në shumicën e fshatrave duket sikur ka rënë kjo bombë që donte të hidhte Sinani në mënyrë metaforike . Dhe ky realitet është gjithkund.
Dominoxhinjtë luajnë domino te:” bytha e rrapit”.
Fshtarat tona të lënë kështu ,që ka koha e luftës së fundit.
Të gjithë presin, çfarë do bëjë qeveria për ne.
Të gjithë bëjmë sikur punojnë me përjashtim të një pakice.Dhe të gjithë bëjnë sikur prodhojnë.
5-dhën.
1- lopë.
7 -pula .
5- mullarë me barë.
Shumica ca gardhiqe të shtrembër kudo.
Ca çezma që u thonë kroje të harruara nëpër ferra.Dhe me përjashtim atyre fshatrave që është vënë dorë nga një program …
3.
Ka shkruar një libër. Por nuk ka para ta bojë .Më mirë ti kërkoj sponsorizim kryetarit të bashkisë të vendlindjes. Atje e presin përzemërsisht.
-Po ,urdhro.
-Hyrë e shikon, këtu s’ka dyer,prandaj e kam lënë kështu për popullin.
… Çfarë sarkrazme e bukur!Dhe më tej
– Më pëlqen libri juaj shkruar bukur.Përse the se bën fjalë?
-Aha për dardhln e egër.
I kujt je?
Aha po më the i mësuesit.
– Po shumë bukur.
-Sa kushton the libri?
-2000 lira, aha asgjë.
-Çfarë i ka një bashki 2000 lira?
-Oh po, por ne s’na lejojmë të bëjmë sponsorizime të tilla.
…Shqiptarçe. Gurë në trastë, përkthet :”Përcille me fjalën e mirë”.
Ik mbushu me gjithë librat e tu…
Kryetari i sugjeron të shkojë të pronari i minierës që është një lexues shumë i mirë dhe ka sponsorizuar edhe botime të tilla. Aty gjen një tjetër realitet shqiptar .
Ja çfarë i tha pronari.
-Nuk e vazhdova shkollë e lartë sepse në jetë kam ecur me intuitë dhe zgjuarsi.
Ata, që e mbaruan.
Ca përfunduan këtu të punësuarit e mi.
Ca të papunë.Ca më larg.
Pastaj pronari i bëri një rrezume si fitohen lekët.
….Dhjetëra të diplomuar në kryeqytet kanë përfunduar punëtorë nëpër fast fude apo Call -centër. Për zanatin e tyre,as dylbitë s’hyjnë më në punë…
Dhe kur u kthye për në banesë, gjeti hoxhën hipur në majë të mollës së tij.
4.
Një çast dashuror …
Hatixheja nga koha e shkollës së mesme e thërret te burimi ku mbushte ujë ndërkaq, fshataret mblidhen arrat.
-Sinan s’të njoha
-E ku të na njohësh, ti na ke harruar.
-Jam me tezen po mbledh arra.Pastaj do iki.Jam fejuar në qytet.Këtu ose bëhesh shtëpiake ose do mbledhësh arra.
…Dhe mes tyre ndizet shpërthimi.
Historia e fshatit shqiptar .
Kur kthehesha nëpër muzg nga Ploca. Pas mekamit të fshatit Vajzë ,sytë na shquan ca të rinj,vasha e djem që zhdukeshin në errësirë.
Dhe ç’mu kujtua Ali Asllani. Shume motive nga fshati.Dhe ai i bëri këngë dhe poezi.
Lexoni sa bukur e përshkruan një motiv dashurie ku ai përdor krejt fjalorin vendas:
Un’ jam un’, saksi e vjetër!Lule gjirit që stolisa shkoi stolisi një gji tjetër.
Un’ e nisa e stolisa me ç’i jep e s’i jep sisa.
dhe me këngë ylyveri buz’ e gushë ja qëndisa.
Nëpër vapëz i dhash’ hije, nëpër hije er’ e shije
i dhash’ shije poezie, gjith’ fuqit’ e një magjie.
Gjith ato, që fllad i ëmbël nëpër lule mbar e bije
ari i diellit me tallaze,
ari i hënës fije-fije.
Dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije…
Po u bë ajo që s’bënej,
si, pra, zemra do duroj’,
syri lotin ta qëndis,
loti syrin ta harroj?
Si, pra, zëmra do durojë un’saksia tash të vuaj
edhe këngë e gjirit tim të këndoj’ në gji të huaj?
Un’ e nisa i stolisa me ç’i jep e s’i jep sisa,
dhe me këngë ylyveri buz’ e gushë ja qëndisa.
Buz’ e gushë ja qëndisa, e ormisa mu në zëmër
plasi hëna ziliqare që shikonte me sy vëngër!
Më së fundi i dhash’ lotin, kryepajën time pajë
i dhash’ lotët që pikonin
ku i shkelte këmbë e saj’.
I dhash’ vjershën time valë, dy herë valë tri her’ zjarr
që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr’.
Këng’ e marr’ e mallit tim, që tani e paskëtaj
do t’i shtrydh të dy sytë nëpër gjurmëtë e asaj!
5.
A e botoi librin protagonisti kryesor?
Më në fund pasi shiti një libër të vjetër të gjyshit.Dhe më tej kur dëgjoi lehjet e një qëni u kujtua ta sakrifikonte qenin e gjyshit që ruante stanin e vjetër.
Dhe ndërsa hipte në autobuzin, që do ta çonte në Çanakala, përpara i del i ati që i kërkon ca lira se kishte një borxh kumari pa larë.
Pas provimit rikthet në fshatë,por në banesë kishte pllakosur heshtja ,ngase u kishin prerë dritat,për mos pagesë.
….Në Shqipëri ka vite që një marrëzi kombëtare ka mbërthyer të gjithë.
Duan të bëhen shkrimtarë. -Ç’është kjo kuje kështu?
Ku në cilin vend të botës,
të gjithë duan të bëhen ose shkrimtarë,ose artistë ose gjyqtarë apo avokatë ?Arsyeja se këto të sjellin fitime,famë dhe emër. Mirëpo s’kanë para për të botuar.
Ndërkaq një ligj, që favorizonte sponsorizimet është hequr. Dhe përse është hequr ende nuk dihet arsyeja .
Ku do ti gjejnë parat e botimit qindra shqiptarë,që kanë ndryshuar profesion si më i liri dhe më komodi për tu bërë shkrimtarë ,kur librave të vjetër a su hedh njeri sytë dhe qentë për fat të keq ,nuk i blen njeri si në Turqi…
Filmi ka edhe episode të tjerë, mirëpo gjykuar me realitetin ballkanik , ai është njësoj në të gjitha vendet e kësaj hapësire ballkanike ku problemet e përditshme dhe realiteti janë ngjashme prej kaq vitesh …