“Hajna dhe besëprema”-Dritan Mardodaj

Dritan Mardodaj

"Hajna dhe besëprema"

Hapi veshët o milet
Ka hajna nga t'gjitha fetë
Veç,s'duhet me'i pergjithsu
Se ka t'mirë, andej dhe këtu.
Pjesë e vogël në mëhalle
Ndaj Shqipnija plot me halle
Janë t'u bërë këta ortaj
Sikur po shkojnë "punët vaj".
Françeskanët s'po i shoh
Mos janë bërë nga frat në "shok"
Myfti që i bëjn hyzmet kuletës
I vijnë onash Haxhi Zekës.
Ka hajna aziatik
Dhe besëprerë, "karizmatik"
Bokan k'ta "ceremoni"
Me kontakte në parti
Seç kanë dalë ca ortodoks
N'Myslym Shyr edhe në Bllok.
Andaj popull hapi vesht
Mos u zi për çështje feshë
Apo çështje partiake
Janë metoda si n'Satrape
Ec përça edhe sundo
Se ky popull k'shu e do.
Po s'kuptove s'kam ça t'them
O je hajn,o je besëpremë!