Ethem Cipi
I ke parë gishtat e tu,
nuk besoj t’i kesh parë,
herë kanë gjuhën e një flauti,
herë përngjajnë me një kitarë.
I ke parë gishtat e tu
mpleksur në gishtat e mi,
netëve kur bënim dashuri.