
Ka gjithmonë mundësi për më shumë dashuri,që:
Në vend të urrejtjes të falemi.
Në vend të hakmarrjes të lutemi.
Në vend grindjeve të duhemi.
Në vend të harresës të përqafohemi.
Dhe në mes të gjithë këtyre
humbëtirave ta gjejmë rrugën për më mirë në k’të përkohësi.
Një dritë e vogël brenda nesh
le të ndizet!
Një zë i heshtur të na udhëzojë!
Të falim, të duam dhe të besojmë.
Sepse dikujt,dikush i mungon dhe
e din që e shkuara nuk kthehet më.
Ju që më deshët dhe më harruat.
Ju që më njohët dhe më besuat.
Të gjithë ju të tjerët,
rrugës për t’më njohur,
shpirtmirësia juaj është një dhuratë për mua,
ashtu sikurse imja për të gjithë ju.
Gëzuar Vitin e Ri 2026-të
Përzemërsisht,
e juaja Vilma.