Katër poezi-Nikollë Loka

Nikollë Loka

Shikimi yt

M'i hidh ata sy
ta njoh veten,
siç më sheh ti,
se dua ta di,
a ka një botë tjetër,
një botë të re që lind,
a ka një botë të vjetër,
që e fshehim përditë,
prej ëndrrave, dëshirave,
prej lakmisë,
prej muzave
që na prekin në shpirt.

Pak para diellit,
para se rrezja e parë të mbrrijë,
e ëndrrat
të shumëzohen për dy,
po i lutem qiellit,
mos tē ndodhet aty,
më mirë mos ta dijë,
se hëna
do ta mbyll njërin sy,
e asgjë nuk do të flasë,
kur shikimi yt të më vrasë!

Në ikje...

Në ikje
na pëlqejnē kthimet,
në kthime ikje mbledhim me kujdes,
çastë ndarjesh,
mall të largët kujtimesh,
që na bëjnë
të ndihemi më shumë njerëz.
Në ikje
na tërheq e djeshmja,
që pas krahësh
s'mund ta hedhim shpesh,
janë thirrjet, lotët, kujtiimet,
që na bëjnë
të ndihemi më shumë njerëz.
Në ikje
muzgjet përpijnë detin,
mbi det
ura shtrohen me kalldrëm,
ikim...
gjysmën e botës marrim me vete,
dhe tjetrën,
për t'u ndjerë më shumë njerëz
e lëmë

Brenda detit 

Brenda detit,
ka male të përmbytura në ujë,
që kurrë s’ua pamë kreshtat e bardha,
shkëmbinj që shkëputen
e s'bien deri në fund,
lugina të thella,
hapësira të gjata e të gjëra.

Brenda detit,
ka vende ku humb,
e rrjedha ku shfaqesh papritur,
ka toka të virgjëra,
dallgë që kthehen në shkumë,
lumenj që rrjedhin mbi rrugë,
e një drejtim të paditur.

Brenda detit,
ka vende ku heshtja merr kuptim,
stacione ku të pret e djeshmja,
rrafshnalta ku dallgët marrin frymë,
një thirrje për shpëtim,
një amanet të përjetshëm.

Kur dita çalon e po bie...

Kur dita çalon e po bie,
ec vranët,
sheh vranët,
shkon vranët...
Zhduket në një prag errësire,
mbi udhë e nën udhë,
të mbushura me hije
rri randë.
Kur dita çalon e po bie
kalldrëmeve të ngrira,
lartësive,
largësive,
ujërave të pa fund
e të pa anë,
urave që shemben ngadalë,
sapo mbŕamja të mbushet me hanë.

Kur dita mpihet në një çast dyzimesh,
prej mërisë së territ vetmitar.
Kur ngrihet,
kur bie,
kur nxihet,
kur ngrin e kur shkrihet,
kur ndalet mbi një mal mëkatar.

Kur është e unët,
kur ngihet...