
Kur zemra lodhet…
Kur zemra lodhet,
Sytë gjithmonë flasin,
Më shumë se fjalët,
Nuk e fshehin dot dhimbjen,
E kalojnë imagjinatën.
Kur zemra lodhet,
Nuk mundet më,
Shpirti nuk gjen forcë,
Psherëtin dhe nuk nxjerr zë…
Sa shumë lodhet kjo zemër e shkretë,
Zgjuar rri me ditë dhe netë.
U lodh kjo zemër e dërmuar,
U lodh dhe s’gjen rehat.
Mezi pret mëngjesin,
Kur do të gdhihet kjo natë.
O, u lodhe moj zemër, u lodhe,
Po hallet kujt ia tregove?
Në errësirën e kësaj nate,
Me veten fole gjatë.
Askush nuk të dëgjoi,
Heshtjen theu loti i ëmbël,
Që çdo ditë më shoqëron.
Asgjë nuk thotë,
Nëpër faqe fishkëllon…