LEFTERIS KAMBOURAQIS YJE MOS MË QORTONI MË (ΑΣΤΡΑ ΜΗ ΜΕ ΜΑΛΩΝΕΤΕ)
Yje mos më qortoni më
Që ia marr këngës natën
Oh,se zemra ime dhimbje ka
Gjatoshja ime bjondëza
Sepse në zemër pata dert
Dhe dola dhe e thashë
Yje mos më qortoni më
Që ia marr këngës natën.
Dhimbjen tregoj ndaj yjeve
Meqenëse nuk tradhtojnë.
Oh,sepse tregojnë dhe durim
Sepse tregojnë dhe durim
Çaste ka, raste që dëgjojnë
Dhimbjen rrëfej ndaj yjeve
Meqenëse nuk tradhtojnë.
S’ka bërë vaki o hënëzë
Në hallin tim të zhytesh
Bile të pyesësh ke të drejtë
Ashtu si u katandisa
Bile të pyesësh ke të drejtë
Arsyen që unë mërzitem
S’ ka bërë vaki o hënëzë
Në hallin tim të zhytesh.
Unë humba të dashurën
Ti mbete duke pyetur.
Oh,çdo natë si s’ paska mundësi
Ah,në mes trishtimit brengave
Çdo natë si s’ paska mundësi
Të bie për të fjetur
Unë humba të dashurën
Ti mbete duke pyetur.
K/701l.k.α.
