Xhevat I. Prebreza

Kam shkruar shumë poezi për ty
për çdo frymëmarrje të mëngjesit
për çdo hap të hënës mbi det
dhe një për heshtjen që më mëson të të dua.
Njëqind fjalë për ty janë pak
zemra flet pa numra
kur kujtimi yt nuk matet me vargje
por me dritën që mbetet pas.
Kam fshehur 100 poezi në çdo erë
në çdo petale të luleve
në çdo yll që s’di të shuhet
dashuria është një libër që nuk mbaron kurrë.
Kur fjalët të mbarojnë
unë sërish do të shkruaj në heshtje
pa laps, pa letër, pa zë
veç me frymë dhe me zemër.
XH.P 20.10.2025, Prishtinë