Logu i andrrave-Donike Rrethej


M’len, me t’dasht sande ,n’kët nat t’lumnueme,
kah hana ka lshue sharmin e saj ,
e n’penxhere perdja kcen vallen e mkatnueme,
m’len me t’dasht pa droje,lot’t e mi,mi thaj.

M’len, me t’dhanë freskinë ,me ta rinu natën,
e n’logun e andrrave sande me t’shititë,
n’puthje t’mëkatshme me ta mbulue ftyrën,
m’hap sande zemrën ,mos m’len ma me t’pritë.

M’len, me ti shirue plagët e lot’t me ti tha,
me ti puthë sytë e ajun prej lotit,
kah hana lshon rrezet e nata kah shtrue për ne,
andrrat e dashninë e dhana prej Zotit.

M’len, sande me u ba’e jorgani i nxehtë,
e zemrës, tesh t’ftohun e akull, t’ngrieme,
t’shkrij hejt q’i shpirtin kryqzue t’kan krejt,
ti puthi ata buzë t’thame ,amël e pa’ngieme.

M’len, nen rrezet e kësaj hane q’i sapo kah dalë,
njelmsinë e kësaj jetet e ta kthye n’amëlsi,
hape gjoksin tand prej burri e prehu kahdalë,
( n’temin trup q’i t’nepet e t’rrëfehet n’dashni )!.

Autore:
Donike Rrethej .