Mate kohën krejt si baba…Gashi Radisheva

Gashi Radisheva

Mate kohën krejt si baba e mos rri mrrolun

Me pëllëmbë të dores e mas kohën

dhe e palosi në ditën tjetër që nuk kthehet

krejt si baba.

A po më vjen,

se pasha Zotin nuk e di,e din veç Zoti,

sa pëllambë kohe në udhë më kan mbetë.

Le inatin le të shkojë me gjethe të vjeshtës

e mos rri mrrolun!

Më ka marrë malli me u gajasë me gojën plot

si atëherë me bukë e krypën mjaltë në sofër

e me loçkë të zemrës bashkë me qeshë.

Hajde bre,

e le ta grimë sikur duhanin

e ta imtojmë në shuplakë të dorës për cigare

si atëherë një gjethe ftoni

e ty e pritë xhezven në gurgullimë

e me dorë në zemër me gacë në mashë

në ballë të oxhakut le ta kallim.

Hajde bre ti tymojmë hallet

e ti përzjejmë në filxhan të kafes

ty e thirrë gjakun në pajtim gjaqesh për së gjalli

krejt vllaznisht ashtu si baba.

Hajde bre,

se në pëllëmbë të fundit

bashkë me pëllëmbën po shkon koha

e sikur gaca që djeg cungun

në oxhak të shpirtit po më djeg malli!

A po vjen,

ta shprushim shpirtin e sikur gacat

të pathënat le ti zdrisim,

e sikur baba krejt me rradhë ne le ti marrim

me sharki a çifteli kangët kreshnike

në ballë të oxhakut të pafikun!

O hajdeni bre,

le ta gjejmë paqën në sofër të paqme

barabar për rreth të ulun

e në ktë jetë ta paqtojmë shpirtin.

Dorë për dore të jem të lidhun përgjatë udhës,

se për askënd se ku ndalet e se kur bie

për të mos u ngritur

e ku rastisë pëllëmbë e fundit nuk i dihet!