“Më prit këtë fundjavë”-“Mirela Lipo

“Më prit këtë fundjavë”

Më prit këtë fundjavë,
ditë që s’dua ta ndaj me askënd tjetër.
Dua të vij te ti
me hap të ngadaltë
dhe zemër të qetë.

Më prit, se edhe malli lodhet,
edhe shpirti do pushim.
Dua t’i lë pas rrugët e gjata
e të mbërrij te ti.

Më prit në qoshen ku ulem
gjithmonë,
aty ku bota ime pushon,
aty nën të njëjtën çati,
ku të jemi veç unë dhe ti.

Më prit këtë fundjavë.
Dua të sjell me vete pak dritë,
pak muzikë
dhe një premtim të mirë.

Më prit…
se çdo herë që vij te ti
duket sikur është një fillim i ri.

M. Lipo – Dhjetor 2025