Më pyesin. . .Ildije Xhemali

MË PYESIN. . .

(Pensionistëve që krijojnë, por të harruar nga shteti)

Në ç’tendë panairi

gjenden librat e tua,

nënë, gjyshe?

(më pyesin fëmijtë

e fëmijtë e tyre.)

S’është ironi

a pyetje deliri.

– Krijimet e mia,

bij,

lindën nga kujtime

ku bashkohet

mbijetesa

me dhimbje.

Të pakta

ngjyrat e pranverës,

mbizotriojnë

ato, të shpresës.

-Nana dhe Tirana,

janë “larg”.

Unë pensioniste,

ajo plot shkëlqim

dhe “lart.”

Udhët dhe jeta

m’i kalluan këmbët,

si shumicës,

djersa

i dha ngjyrë

këngës.

Për pensionist s’ka vend.

Në panaire,

paguhet çdo centimetër

(kjo s’do mend).

Prit,

më dëgjo:

“Sikur timin,

shpërblim

për të riun vit,

ta kisha gëzuar këto ditë

paguar stendën,

syri pa m’u dridh.

Mjaftohem,

me blerjen nga miqtë

dhe JU,

PASURI

si trashëgim.”