Mos ma prek plagën-Ymrije Beqiri

Mos ma prek plagën

ajo është vula e gruas që mbijeton

Nga dheu e nga loti kam lindur prapë

si lulja që del prej gurit të thatë

Në sytë e mi digjet një dritë e heshtur

jo nga dhimbja, por nga shpresa

Kam mësuar të dua edhe në stuhira

të fal edhe kur shpirti më rrëzohet

Mos ma prek plagën

ajo është forca ime

jo dobësia

Ajo më kujton se jam gjallë

se çdo rrëzim ka një ngritje

që quhet grua.

Ymrije Beqiri