Ruzhdi Gole

Kjo natë e re kryeqyteti
plot fëshfërima
të hirta
ngratë,
hëna gëzon
mbi Dajt
qiellin
që shtiret
se s’është dinak.
Ky qiell mpak
plot bastunë
afsh ndillte romantikë,
secila botë e ka një urë
secila urë e ka
një frikë.
Ngjarjet këtu
rrëmbehen shpejt
gjithçka përreth
vrapon ngut,
vinçat e ditës
lejlekë pa rend
hambar i qiellit
re … plumb.
Ky plumb i ri
nuk zbret nga qiejt
hëna trishton tjetër mimikë,
secila natë e ka një urë
secili prijës
e ka një
mit…