Genta Kaloçi

Nga sot jemi një shoqëri më pak njerëzore me ikjen e artistit, muzikantit, kantautorit, por mbi të gjitha Njeriut Nonda Kajno. Një Njeri me nj të madhe jo vetëm një artist, muzikant, kantautoror, qytetar.
Mirënjohje ndaj një Njeriu si Nonda Kajno që me vetë inisiativë mori poezitë e mia para afro 15 vitesh dhe i regjistroi në studio të shoqëruara me muzikën e tij. Disa prej videove janë në youtube. Një nder i madh dhe i veçantë për mua që sapo kisha ardhur në atdhe për t’u përballur, njohur, pritur nga njerëz të tillë zemërgjerë, të thjeshtë pa djallëzi e intrigat e shoqërisë së sotme.
Një rast tjetër vetmohimi nga ky Njeri i thjeshtë e dashamirës ishte kur më ofroi ftesën e tij personale nga aktiviteti i “Netëve të poezisë” në Korçë. Ishte një eksperiencë e bukur në udhëtimin e parë kjo eksperincë në këto netë poezie, por mbi të gjitha më ngeli një kujtim i bukur se, u bë i mundur vetëm nga zemërgjerësia e këtij artisti Korçar.
Kolazh fotosh nga aktiviteti në bibliotekën e Korçës, promovim libri, viti 2009.
Për më shumë informacion në lidhje me Njeriun Nonda kliko më poshtë;