Nikos Gatsos-Eja me mua( Ελα σε μενα)-Shqipëroi: Lefter Shomo


 

NIKOS GATSOS

EJA ME MUA( ΕΛΑ ΣΕ ΜΕΝΑ)

se prej njerzëve zë lodhesh

Gjithçka përrreth është rrëzuar

Mos udhëto për të tjerë vende

Eja me mua, eja me mua.

Në se të bie mbrëmja sipër

Me ato yje të dëshpëruar

Prej muzgu ti mos të kesh frikë

Eja me mua, eja me mua.

Shtrije ,pra, kokën dhe anoje

Mbi t’ miat,të dashurat duar

Sërish dhe ëndërrën jetoje

Eja me mua, eja me mua.

Në pafsh anije që çajnë detet

Trena që nisen ke shikuar

Moho të të marrin me vete

Eja me mua, eja me mua.

Smeralde kam një det të hapur

Me diell, dashuri punuar

Për zemrën tënde q’ është e zbrazur

Eja me mua, eja me mua.

Eja , qëndro krahut të djathtë

Si i harruari vëlla

Vetminë bashkë që ta ndajmë

Eja pak dritë të të fal.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/481n.g.α.