Një roman që flet anglisht për jetën e Skënderbeut në Amerikën Veriore-Ilir Hajdari 

Ilir Hajdari 

Një roman që flet anglisht për jetën e Skënderbeut në Amerikën Veriore, shqiptarët nuk e përkthejnë dot.

Është shkrimtari kanadez, Charles Ewert, i cili në vitin 1981 do ta botonte një roman për heroin tonë kombëtar, Skënderbeun.

Ewert ka lindur në Kanada, në vitin 1948. Romani historik me titull “Scanderbeg, Eagle of Albania” ofron një portret modern të heroit tonë kombëtar për lexuesit bashkëkohorë. Më parë, ky autor kishte botuar edhe një roman tjetër me titull “A Cross of Fire.”

Vetëm një fragment të këtij romani, në vitet e ’90-ta e kishte përkthyer Avni Spahiu dhe e kishte botuar në gazetën e përditshme “Bujku”.