Olimbi Dafa

Tomor Kotorri ka lindur në fshatin Kreshovë më 07.08.1961. Arsimin tetëvjeçar e kreu në shkollën 8-vjeçare “Faslli Kotorri” në Kreshovë. Në vitet 1977–1981 vazhdoi shkollën e mesme pyjore në Shkodër. Pas mbarimit të shkollës së mesme, një vit stazh në Ndërmarrjen Pyjore Përmet, ai vazhdoi studimet e larta në Universitetin Bujqësor, dega Zootekni, në Tiranë, në vitet 1982–1986.
Pas mbarimit të fakultetit, emërohet zooteknik në Kooperativën Bujqësore të fshatit Kreshovë në vitet 1986–1989, ndërsa në vitin 1990 emërohet kryetar i Kooperativës Bujqësore Kreshovë. Në këto vite ka qenë i angazhuar edhe në drejtimin e organizatës së rinisë për zonën e Frashërit dhe të rrethit.
Më 13.11.1989 u dekorua me medaljen “Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore” nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me motivacionin:
“Është dalluar për plotësimin e detyrave të ngarkuara dhe për ndihmesën e dhënë në gjallërimin e mëtejshëm të jetës së organizatës së rinisë”.
Nga viti 1992 deri në vitin 1996 ka qenë Kryetar i Këshillit të Komunës Frashër dhe specialist i Ndihmës Ekonomike. Nga viti 1997 deri në tetor 2003 punoi si specialist në Ndërmarrjen e Shërbimit Pyjor Përmet. Gjatë këtyre viteve iu përkushtua punës me ndershmëri dhe përkushtim si specialist me pasion, duke arritur që Kooperativa Bujqësore e Kreshovës të ishte ndër kooperativat më të përparuara të zonës së Dangëllisë.
Kontributi në drejtimin e Komunës Frashër dhe në promovimin e trashëgimisë frashëllinjve
Ndërsa nga nëntori i vitit 2003 deri në korrik 2011, Tomor Kotorri ka drejtuar Komunën e Frashërit për dy legjislatura. Zoti Tomor Kotorri, në cilësinë e kryetarit të kësaj komune, ka kontribuar ndjeshëm në lartësimin e emrit dhe veprës së frashëllinjve të ndritur, duke organizuar për tetë vite rresht veprimtari kombëtare dhe konferenca shkencore për figurat më të shquara të historisë sonë – për jetën dhe veprën e Vëllezërve Frashëri dhe të patriotëve të tjerë që ka nxjerrë treva e Frashërit.
Në këto aktivitete kanë qenë të ftuar dhe kanë marrë pjesë akademikë, profesorë, poetë, shkrimtarë dhe studiues nga Shqipëria dhe Kosova, si edhe nxënës të shkollave të mesme nga Përmeti, Tirana, Prishtina, Rahoveci, Prizreni, Suhareka, Kumanova, Tetova, Ulqini, Konstanca e Rumanisë, Selaniku i Greqisë e të tjerë.

Të gjitha këto veprimtari janë organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Akademinë e Shkencave, si dhe me shoqatat atdhetare kulturore të Përmetit, “Tomori”, “Deshnica” e të tjera, në Frashërin tonë të dashur – vendlindjen e Vëllezërve Frashëri. Ai ka punuar për kthimin e Frashërit në një qendër historike, turistike e muzeale, duke synuar që vendlindja e Vëllezërve Frashëri të bëhet një vend pelegrinazhi për të gjithë shqiptarët.
Më 28 nëntor 2006 merr titullin “Anëtar Nderi” i Shoqatës “Atdhetare Kulturore Tomori”. Për të vazhduar këtë traditë të krijuar nga Komuna Frashër, në prill të vitit 2013 ai krijoi Shoqatën Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”.
Më poshtë paraqiten të detajuara veprimtaritë e organizuara në Frashër, si në cilësinë e kryetarit të Komunës Frashër, ashtu edhe në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”.
Për 8 vjet si kryetar i Komunës Frashër, ai ka organizuar çdo 25 maj – ditëlindjen e Naim Frashërit – tetë konferenca shkencore për jetën dhe veprën e Vëllezërve Frashëri: Abdylit, Naimit dhe Samit, si edhe për patriotë të tjerë të trevës së Dangëllisë. Dita e 25 majit sot njihet si “Dita Naimiane”.
Duke filluar nga 18 qershori i vitit 2004, Komuna Frashër me kryetar Tomor Kotorri, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bashkinë Përmet, shoqatat atdhetare kulturore “Përmeti”, “Tomori”, “Deshnica”, si edhe me nxënës të shkollave të mesme të rrethit të Përmetit dhe më gjerë, organizuan sesionin shkencor për të tetin vit radhazi, kushtuar figurave më të shquara të kombit – Vëllezërve Frashëri.
Veprimtaritë kombëtare të organizuara në Frashër dhe Përmet
– Më 18 qershor 2004 u organizua veprimtaria kombëtare “Sami Frashëri – Emblema e diturisë së Shqipërisë”, në përkujtim të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të këtij kolosi të madh, filozofi, studiuesi dhe ideologu të shquar të Rilindjes Kombëtare.
U zhvillua një montazh muziko–letrar me nxënës të shkollave 9-vjeçare “Meleq Gosnishti” dhe “Nonda Bulka” Përmet, nxënës të shkollës së mesme “Sami Frashëri” Përmet, nxënës të shkollave të Bashkisë Këlcyrë, si dhe nxënës nga Rahoveci, Prizreni dhe Suhareka e Kosovës.
– Më 25 maj 2005, në Frashër u organizua veprimtaria kombëtare “Vepra e Naim Frashërit – e gjallë, udhërrëfyese, emblematike” me rastin e ditëlindjes së poetit dhe 105-vjetorit të vdekjes së tij.
– Më 10 qershor 2006, Komuna Frashër, me rastin e 128-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 160-vjetorit të lindjes së Naim Frashërit, organizoi veprimtarinë kombëtare “Abdyl Frashëri dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.
– Më 25 maj 2007 u organizua veprimtaria kombëtare me temë:
“Mid’hat Frashëri – erudit dhe publicist i shquar i kulturës shqiptare.”
– Më 25 maj 2008 u zhvillua veprimtaria kombëtare me temë:
“Frashëri dhe Prizreni – vatra madhore të historisë kombëtare.”
– Më 25 maj 2009 u organizua veprimtaria kombëtare dhe konferenca shkencore me temë:
“Shqipja dhe Frashëllinjtë – një vepër madhore për kombin.”
– Më 25 maj 2010 u mbajt konferenca shkencore me temë:
“Naim Frashëri – emblema e identitetit dhe krenarisë kombëtare.”
Po ashtu, u botua libri “Kuvendet shkencore në Frashër 2004–2010.”
– Më 25 maj 2011 u organizua veprimtaria kombëtare me temë:
“Abdyl Frashëri dhe Baba Alushi – dy atdhetarë të mëdhenj.”
– Më 25 maj 2012, u zhvillua veprimtaria kombëtare me temë:
“Vëllezërit Frashëri në 100-vjetorin e Pavarësisë”, te Memoriali i Vëllezërve Frashëri në Tiranë, në bashkëpunim me shkollat e mesme të rrethit Përmet dhe shkollën “Udha e Shkronjave” Tiranë.
Veprimtaritë e Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri” (2013–2025)
Me kryetar Tomor Kotorri janë organizuar 17 veprimtari kombëtare, në bashkëpunim me Komunën/Bashkinë Përmet, Ministrinë e Kulturës, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Shoqatën “Zëri Dardan” Rahovec, komunat e Kosovës, dhe shkollat e mesme të Përmetit e më gjerë.
Më poshtë paraqiten të gjitha veprimtaritë e detajuara:
2013
– 25 maj 2013, Frashër
Veprimtaria kulturore–shkencore: “Kontributi i Vëllezërve Frashëri në Rilindjen Kombëtare”.
2014
– 20 tetor 2014
“Nata e bardhë Naimiane” dhe konferenca shkencore:
“Naim Frashëri – shëmbëlltyrë ndriçuese e Rilindjes Kombëtare.”
2015
– 25 maj 2015
Konferenca shkencore: “Mehmet Frashëri dhe Feim Zavalani – figura të shquara të Rilindjes Kombëtare.”
– 25 nëntor 2015, Përmet
“Nata e bardhë Naimiane” dhe konferenca:
“Dritëro Agolli dhe Xhevahir Spahiu – figura të kulturës shqiptare.”
2016
– 25 maj 2016, Frashër
Konferenca shkencore: “Rexhep Qosja dhe Jorgo Bulo – studiues të shquar të letërsisë shqipe.”
2017
– 25 maj 2017, Frashër
“Naim Frashëri dhe kombi.”
2018
– 25 maj 2018, Frashër
“Naim Frashëri – edukator i kombit.”
- Poeteka Frashër.
2019
– 25 maj 2019, Frashër
“Fan S. Noli – erudit dhe ikonë e kulturës shqiptare.”
- Poeteka Frashër.
2020
– 25 maj 2020, Frashër
Konferenca: “Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta – poetë kombëtarë të pandarë.”
- Poeteka Frashër (20 tetor 2020).
Në bashkëpunim me shkollat e Përmetit dhe Lezhës.
2021
– 25 maj 2021
“Vëllezërit Frashëri dhe Lasgush Poradeci.”
- Poeteka Frashër.
2022
– 25 maj 2022
“Rilindja Kombëtare dhe kontributi i Vëllezërve Frashëri.”
- Poeteka Frashër.
– 28 nëntor 2022, Përmet
“Nata e bardhë Naimiane” dhe konferenca:
“Abdyl Frashëri në përvjetorin e lindjes.”
- Poeteka Frashër.
2023
– 25 maj 2023, Frashër
“Ismail Kadare – yll i karvanit të letërsisë shqiptare.”
- Poeteka Frashër.
2024
– 25 maj 2024, Përmet–Frashër
“Sami Frashëri – ideolog i shquar i Rilindjes Kombëtare.”
- Poeteka Frashër.
2025
– 25 maj 2025, Përmet dhe Frashër
“Naim Frashëri – emblemë ndriçuese e kulturës kombëtare.”
Ndahen çmimet letraro-kulturore të revistës “Urtësia”, organ i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
- Poeteka Frashër.
– 7 nëntor 2025
Në bashkëpunim me Bashkinë Përmet dhe Shoqatën “Zëri Dardan” Rahovec, u organizua mbrëmja poetike “Nata e bardhë Naimiane – Fjala bashkon kombin”, si dhe promovimi i krijimtarisë së shkrimtarit Hysen Berisha (Rahovec).
– Në të gjitha veprimtaritë janë përfshirë montazhe muziko–letrare me nxënës të shkollave të Përmetit, Këlcyrës dhe nxënës nga Kosova.
– Kontribut të veçantë ka dhënë poeti i shquar Xhevahir Spahiu, si dhe anëtarët e komitetit drejtues të shoqatës, veçanërisht Lumo Kolleshi, kryetar i bordit drejtues.
– Gjatë 8 viteve të drejtimit të Komunës Frashër, Tomor Kotorri punoi me ndershmëri dhe përkushtim. U gjallërua jeta kulturore, u nxit pjesëmarrja e të rinjve dhe u realizuan investime në fshatrat e komunës: rikonstruksione rrugësh, ujësjellësash, qendra shëndetësore, shkolla, muze etj.
Si kryetar pasionant, bashkëshort dhe prind i përkushtuar, ai ishte një njeri i nderuar dhe i respektuar nga të gjithë.
Si një njeri i thjeshtë, në punën e tij të heshtur dhe pa bujë, ai krijoi dhe shfaqi vlera të mëdha në rrethin e njerëzve të përkushtuar të Dangëllisë e Frashërit. Tomor Kotorri ka ftuar, pritur dhe përcjellë shumë akademikë, profesorë, mësues, nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, pushtetarë dhe vizitorë nga Tirana, Kosova, Rahoveci, Prizreni, Suhareka e të tjerë.
Ai ka ndërtuar një binjakëzim kulturor midis Frashërit dhe Kosovës, midis Frashërit dhe Rahovecit, midis Frashërit dhe Prizrenit—dy vatra madhore të historisë kombëtare. Dangëllia dhe Frashëri e mbajtën në gjirin e tyre, dhe ai, me shembullin e punës së tij, iu përkushtua organizimit dhe drejtimit të punëve të komunës, duke ecur me përkushtim në lartësimin dhe vlerësimin e figurave madhore, Vëllezërve Frashëri. Ai lartësoi dhe nderoi emrin e Frashërit dhe traditat e tij atdhetare, duke mbetur një frashëllinj i vërtetë.
Më 25 maj 2015, për këto e të tjera merita, me propozimin e disa intelektualëve, Këshilli i Komunës Frashër i jep titullin “Nderi i Frashërit”, me këtë motivacion:
“Për drejtimin e Komunës Frashër në dy legjislatura me përgjegjësi e devotshmëri; për organizimin në Frashër të kuvendeve shkencore të përvitshme mbarëkombëtare për lartësimin dhe ndriçimin e jetës dhe veprës së Vëllezërve Frashëri; si atdhetar i përkushtuar në lartësimin e vlerave gjithëanshme të viseve të Dangëllisë; për frymën e vëllazërimit mbarëshqiptar; për kthimin e Frashërit në një qendër historike, turistike e muzeale, në një djep pelegrinazhi për shqiptarët.”
Nga shkurti 2012 e deri më sot: Drejtor i Fondit “Besa”, dega Përmet
Trajnimet
- Shtator 2002 – Trajnim si specialist për zonat e mbrojtura.
- Qershor 2019 – Trajnim nga Banka e Shqipërisë për sistemin bankar, Gjirokastër.
Eksperienca në punë
- Dhjetor 1987 – Qershor 1989: Zooteknik në kooperativën bujqësore Kreshovë, Përmet.
- Qershor 1989 – 31 dhjetor 1990: Kryetar në kooperativën bujqësore Kreshovë, Përmet.
- Mars 1991 – Maj 1993: Specialist në Drejtorinë e Bujqësisë, Përmet.
- Maj 1993 – Tetor 1996: Specialist i ndihmës ekonomike dhe Kryetar i Këshillit të Komunës Frashër.
- Tetor 1997 – Nëntor 2003: Specialist në Ndërmarrjen Pyjore, Përmet.
- Nëntor 2003 – Korrik 2011: Kryetar i Komunës Frashër.
- Shkurt 2012 – në vazhdim: Drejtor i Fondit “Besa”, dega Përmet.
- Prill 2013 – në vazhdim: Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”.
- Nëntor 2019 – në vazhdim: Kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, dega Përmet.
Edukimi dhe kualifikimet
Shkolla e mesme
- Diplomë e Shkollës së Mesme Pyjore, Shkodër
- Titulli i kualifikimit: Specialist Pyjesh
- Vitet: 1977 – 1981
Shkolla e lartë
- Diplomë e Institutit të Lartë Bujqësor, dega Zootekni
- Periudha: Shtator 1982 – Korrik 1986
Përshkrim personal
Si një njeri që e do me shpirt punën dhe i përkushtohet asaj, racional në arsyetim, me një jetë aktive dhe me një mënyrë pune të heshtur që lë suksesin të flasë vetë, ai ka treguar ndjenja të larta humane dhe një aftësi të veçantë për të ngritur veten dhe për t’i dhënë vendin e duhur punës e komunitetit.
Përkushtimi i tij i palodhur është shoqëruar me vlerësime të merituara ndër vite, me të cilat lexuesi do të njihet në këtë shkrim.
Botime
Tomori shkroi edhe librin “Kuvendet shkencore në Frashër”.
Relacion i shkurtër për librin “Kuvendet shkencore në Frashër” –
Frashëri si vatër kombëtare dhe qendër e dijes
Frashëri është “Meka e gjithë shqiptarëve”, vendi i shenjtë para të cilit duhet të përkulet kombi ynë, i ndarë, por i bashkuar në dashuri për gjithçka që na jep identitetin dhe emrin shqiptar.
Frashëri ka historinë dhe lavdinë e vet. Është ndër zonat e para që zgjoi frymën kombëtare. Nëse harrojmë Frashërin, harrojmë historinë, gjuhën dhe kombin. Frashëri duhet të bëhet për Shqipërinë ajo që është Meka për botën myslimane.
Frashëri është një vatër e rëndësishme e bektashizmit, me një bashkëjetesë fetare shembullore. Ai nuk ishte vetëm shkolla e dijes dhe e mësimit të gjuhës shqipe, por edhe selia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Shqipërinë e Jugut.
Gjatë viteve të stuhishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në teqenë e Frashërit, në periudhën 1878–1882, u mbajtën dy kuvende ndërkrahinore të Vilajetit të Janinës.
Kuvendi i parë, më 30 maj 1878, kundërshtoi vendimet e Traktatit të Shën Stefanit dhe përgatiti kushtet për krijimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Frashëri si qendër e kuvendeve shkencore
Frashëri ka hyrë në historinë kombëtare edhe si vatra e kuvendeve shkencore, ku janë trajtuar dhjetëra tema të rëndësishme të historisë, kulturës dhe traditave atdhetare të frashëllinjve të mëdhenj dhe të trevës së Dangëllisë.
Janë kumtuar 57 tema studimore nga akademikë, profesorë dhe studiues të njohur si:
Kristo Frashëri, Kristaq Prifti, Xhevahir Spahiu, Mariglen Verli, Gazmend Shpuza, Parim Kosova, Alfred Frashëri, Moikom Zeqo, Bardhyl Londo, Jorgo Bulo, Fatos Arapi, Ali Podrimja, Shaban Sinani, Pëllumb Xhufi, Bahri Myftari, Arjan Leka, Koçi Petriti, Reza Karami, Kastriot Bezati, Laurant Bici, Ylli Hoxhaj, Artur Shkurti, Nuri Çuni, Uran Butka, Lumo Kolleshi dhe shumë të tjerë, të cilëve u kërkojmë ndjesë që nuk mund t’i përmendim të gjithë, sepse janë të shumtë.
Ligjërimet e tyre janë mbajtur në truallin e vendlindjes së poetit, diplomatit dhe dijetarit të kombit. Është e pabesueshme, por Komuna Frashër jo vetëm që i realizoi këto veprimtari, por i ktheu në traditë vjetore.
Më tej, arriti të përmbledhë këtë material të vyer në librin “Kuvendet Shkencore në Frashër 2004–2010”, ku përfshihet i gjithë materiali shkencor i ligjëruar, përshëndetjet e personaliteteve të larta shtetërore dhe akademike, si edhe një sërë fotografish shoqëruese.
Këto veprimtari, atje në prehër të maleve, nuk i ka bërë ndonjë fuqi e mbinatyrshme, por i ka bërë ndërgjegjja kombëtare, që rron dhe do të rrojë në zemër të shqiptarëve.
Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen: nuk ka asgjë të pamundur kur ke angazhimin atdhetar e qytetar, përkushtimin e përgjegjshëm për të bërë diçka të vyer për ruajtjen e dritës së Frashërit, për zhvillimin e Dangëllisë dhe për ta kthyer Frashërin në një sallon akademik e, pse jo, një hap drejt ëndrrës që Frashëri të bëhet Meka e shqiptarëve.
Ky libër është kurora e të gjithë kësaj pune që Komuna Frashër ka bërë dhe e lë trashëgim për punën e mëtejshme. Libri ka vlera të vërteta shkencore dhe arkivore, ku ndriçohen çështje të rëndësishme të shkencës historike shqiptare.
Dëshira është që kjo punë të vazhdojë e të pasurohet edhe më tej.
Libri “Kuvendet Shkencore në Frashër 2004–2010” përmbledh të gjitha veprimtaritë shkencore dhe kulturore të organizuara në Frashër nga Komuna Frashër, me në krye kryetarin e saj, z. Tomor Kotorri.
Në këtë botim u evidentuan gjerësisht, në rrafshin shkencor, vlerat kombëtare të ngjarjeve dhe të bijve më të mëdhenj të Frashërit dhe të Shqipërisë. Ka qenë një punë voluminoze, si në mbledhjen e materialeve, ashtu edhe në redaktimin e librit, të cilin e përgatiti vetë Tomor Kotorri.
Falënderime i adresohen edhe redaksisë së botimit:
Alfred Frashëri, Xhevahir Spahiu, Shaban Sinani, Ylli Hoxhaj, Lumo Kolleshi, Kastriot Bezati, Tomor Kotorri dhe të tjerë.
Me seriozitet e qartësi janë shtruar, paralelisht me studimet shkencore, edhe shqetësimet aktuale për të ardhmen e Frashërit.
Krijimi i Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”
Shoqata u krijua si rezultat i punës dhe i organizimit të veprimtarive kombëtare të zhvilluara në Frashër nga Komuna Frashër dhe nga unë si kryetar i saj.
Pas përfundimit të dy mandateve si kryetar komune, tradita e krijuar duhej të vazhdonte.
Më 25 maj 2012, me iniciativën e një grupi intelektualësh në Tiranë, tek memoriali i Vëllezërve Frashëri në kodrat e Liqenit Artificial dhe në ambientet e Akademisë së Shkencave, u organizua një veprimtari kombëtare dhe konferencë shkencore me temë:
“Vëllezërit Frashëri në 100-vjetorin e Pavarësisë”.
Ky organizim nxitii idenë dhe iniciativën për krijimin e një shoqate kulturore.
Me kërkesën e një grupi akademikësh dhe me nismën e një grupi intelektualësh përmetarë, më 8 prill 2013, u krijua Shoqata Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”, me dëshirën për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe trashëgiminë kulturore të trevës së Përmetit dhe më gjerë.
Qëllimi i shoqatës
Qëllimi i saj është promovimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore shqiptare nëpërmjet:
- organizimit të evenimenteve kulturore dhe shkencore,
- forcimit të lidhjeve mes komunitetit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar,
- përfshirjes së poetëve, akademikëve dhe të rinjve,
- krijimit të mundësive për zhvillim artistik e shkencor,
- promovimit të vlerave historike dhe natyrore të trevës së Përmetit dhe sidomos të Frashërit.
Një qëllim i rëndësishëm është edhe lartësimi i figurës, jetës dhe veprës së Rilindasve tanë të shquar:
Naim Frashëri, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri dhe patriotëve të tjerë të trevës që luftuan për liri, pavarësi dhe çlirim kombëtar.
Po ashtu, shoqata synon të mbajë gjallë emrin e Frashërit si vatër simbol të kombit dhe të sensibilizojë shqiptarët, qeverinë dhe institucionet që të mbështesin me projekte të veçanta këtë trevë.
Dita Naimiane – 25 Maji
25 Maji është ditëlindja e poetit tonë kombëtar Naim Frashëri. Kjo datë u pagëzua si Dita Naimiane.
Nga viti 2004 deri në 2011, Komuna Frashër organizoi veprimtari kombëtare dhe konferenca shkencore në këtë ditë.
Shoqata, nën drejtimin e Tomor Kotorrit, organizoi veprimtarinë e parë kulturore–shkencore më 25 maj 2013 në Frashër dhe ka vijuar çdo vit të organizojë 25 veprimtari kombëtare dhe konferenca shkencore, deri më 7 nëntor 2025.
Vlerësime të marra ndër vite
- Medalje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor (1988)
- Titulli “Nderi i Shoqatës Atdhetare Kulturore ‘Tomorri’”
Nderi i Frashërit (Komuna Frashër)
— Qytetar Nderi i Komunës Rahovec, Kosovë
— Nderi i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Deshnica”
— Medaljen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nga Kuvendi Komunal Prizren
— Certifikatë “Ambasador i Paqes”
— Certifikatë “Nderi i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e LANÇ-it dhe Dëshmorët e Tjerë të Atdheut”
— Çmimi “Flakadan i Lirisë” nga Bashkimi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Zëri i Mërgimtarit”, Itali
— Çmimi “Mihai Eminescu” nga Akademia Tomitana, Konstanca – Rumani
— Medalja e Artë e Aleksandrit të Madh, nga Shoqata Ndërkombëtare Kulturore “Kafeneja e Ideve”, nën kujdesin e grupit të UNESCO-s të Pireut dhe Ishujve, në Salamí – Athinë
— Certifikatë Mirënjohjeje, Lidhja e Shkrimtarëve Shqiptarë “Nënë Tereza”, Norvegji
Kontributi i Tomor Kotorrit
Në emër të Komunës Frashër dhe të Shoqatës Atdhetare Kulturore Mbarëkombëtare “Vëllezërit Frashëri”, si kryetar i saj, Tomor Kotorri ka organizuar 25 veprimtari atdhetare, kulturore e shkencore të pagëzuara “Dita Naimiane”, duke filluar nga 25 maji 2004 e deri më 7 nëntor 2025.
Këto veprimtari u zhvilluan në nderim të poetit tonë kombëtar Naim Frashëri, në ditëlindjen e tij, dhe përbëjnë një traditë të rëndësishme për kulturën kombëtare.
Për figurën e Tomor Kotorrit do të duhej një roman i tërë, sepse nuk mjafton një faqe e vetme për të përshkruar një njeri kaq model, të pakorruptuar, të lidhur me të vërtetën dhe me njerëzit. Ai godet negativet me humanizëm, pa mllef, pa paragjykime dhe pa asnjë lloj urrejtjeje klasore.
I thjeshtë dhe i lidhur me shpirt e zemër me njerëzit, ai e ka bërë zemrën e tij strehë për ata që kanë nevojë. Humanizmi për të do të thotë të mos jetosh vetëm për veten, por edhe për të tjerët.
Dallohet për punë, kulturë, mund dhe për cilësitë e larta të personalitetit të tij. Përmes ambicies, përkushtimit, korrektesës dhe efektivitetit, Tomor Kotorri ka ngritur inteligjencën e tij mbi etikën njerëzore dhe i ka dhënë vetes vendin e merituar në shoqëri.
Për këto vlera e cilësi, të gjithë ata që e njohin e nderojnë dhe e respektojnë. Po të kishte më shumë njerëz si ai, shoqëria jonë do të kishte bërë hapa shumë më të mëdhenj përpara.
Ai mbetet një intelektual me mendime të ndritura, i përkushtuar ndaj kombit dhe një model pozitiv për kohën.