Për flamurin e lirisë
Zgjohu,dritë e maleve të larta,ku e çajnë qiellin
Ku vjeshta era sjell vaj me lotë,Lahuta me këngë
Nga gurët e thyer e dallga që kërthen jep zë
Ngrihu o vigan,ej je flamur kuq e zi më i bukuri
Kur bubullima e armikut theu heshtjen
Zemrat e ngjallën zjarrin e lashtë burnie
Në lartësi nëpër lugina degjohen hapa të rëndë.
Janë thirje lirie,betim trimërie,oshtimë
Jo për kopje ari,jo për lavdi të kotë
Por për nënën,tokën gjuhën për nderin
Në çdo dorë një pushkë,në çdo krahëror një dorë
Në çdo shpatull besë,në çdo sy dritën e shpëtimit
Në çdo kapilar një pike gjaku të kreshnikëve legjendar
Do të duhej,t’i skalitish vargjet me gjak dhe me shpirt.
Për atdheun ,për fëmijet qe s’do t’a njohin robërinë
Për fëmijë akoma pa lindur t’ua sigurojmë tokën
Krenaria mos shuhet kurr e mos harohet kurr
Flamur të lirisë në çdo krah ,në çdo skaj.
Kur nata të shkrihet në balladë të re,drita i zgjon
Kur zogjtë të këndojnë mbi lule të reja të atdheut
Le të dije bota se kjo tokë ka gjiuhë me popull
Nuk dorzohet sepse frymëmarja është simbol lirie.
