Gezim Llojdia



Ekziston godina e banesës së Ekrem Vlorës, ku u vendos senati (pleqësia)
1.
Përse nuk u bë Shtëpia e Flamurit?
Shtëpia e Vlorajve.Shtëpia e Vlorajve, ajo që ka mbetur nga koha, ndodhet vetëm 10 metra nga Sheshi Historik i Flamurit dhe është pjesë e kompleksit historik muzeal. Ngrehina me dy kate është e shënuar me emërtimin “Monument kulture”.
Shtëpia e Vlorajve, e njohur së fundi si “Shtëpia e Beut”, nuk është funksionale dhe nuk lidhet me kompleksin muzeal, ndonëse përbën pjesë të tij. Muzeu i Vlorajve do të ishte ndër pjesët më të respektuara të historisë së kësaj familjeje të shquar. Ai do të vizitohej më shumë, pasi ndodhet shumë pranë monumentit të pavarësisë, varrit të Ismail Qemalit dhe sheshit historik.Sheshi i Flamurit, me monumentin e tij, përreth tij gjenden edhe godina e bankës, rruga “Justin Godart”, sahati, godina e bashkisë, rruga e hebrenjve etj.
Nga shtëpitë e fisit të Vlorajve, një fis me degë të ndryshme ku njëra prej tyre ishte edhe ajo e Ismail Beut, kanë ekzistuar këto banesa:
shtëpia e Xhemil Beut, e Syrja Beut dhe e Eqrem Vlorës. Pikërisht në shtëpinë e Xhemilit erdhi në jetë “engjëlli shqiptar” Ismail Qemali.
2.
Të dhënat për plakun e Vlorës.
…Ismail Qemal Bej Vlora ka lindur në Vlorë më 16 të Vjeshtës së Dytë, në vitin 1844, në shtëpinë e familjes Vlora – shkruan Sefa Vlora në Romë, më 6 maj 1968.
Ai vdiq në Peruxhia të Italisë më 24 janar 1919. Fillimisht u varros në avllinë e teqes së Kaninës, sipas amanetit të tij. Më vonë, me vendimin e qeverisë së Mbretërisë Shqiptare, u varros në lulishten popullore të qytetit të Vlorës. Kjo lulishtë, bashkë me ndërtesat që ndodheshin aty, ka qenë pronë e familjes së tij. Këto prona iu shitën bashkisë së Vlorës në vitin 1919.
Ismail Beu lindi në godinën e quajtur “Haremet”. Fati i tij dhe i Shqipërisë deshi që flamurin tonë kombëtar ta ngrinte pikërisht në pjesën e ndërtesës së quajtur “Selamllëk”, që në atë kohë ishte pasuria e Xhemil Bej Vlorës.
Ismail Beu ishte biri i Mahmut Beut dhe i zonjës Hedije, bija e Tahir Beut, nga Arsllan Pashallia Libohova, vezirë të Janinës. Fisi i tij rrjedh nga Sinan Pasha, i varrosur në tyrben e veçantë në avllinë e teqes së Kaninës, midis varreve të birit të tij dhe Shehut që ngriti teqenë.Sinan Pashai u vra në një përplasje detare më 26 qershor 1503, midis flotës turke dhe anijeve napolitane e raguzane që kishin hyrë në limanin e Vlorës. Për këtë arsye teqeja u nderua gjithmonë nga familja Vlora, dhe shumë prej anëtarëve të saj u varrosën aty.
Deri në vitin 1944 (ndoshta ende sot), në hyrje të teqes ishte një dërrasë me shkrim turqisht, ku thuhej se Ibrahim Pasha Vlora, sanxhakbe i Beratit, kishte bërë meremetimet e teqes për shpirt të Sinan Pashës…
Sefa Vlora tregon gjithashtu se Mahmut Beu u fal nga qeveria pas shumë vitesh internimi dhe iu kthyen pronat, por jo të gjitha mundi t’i merrte në dorë. Pasuria që trashëgoi Ismail Beu ishte e pakët: gjysma e shtëpisë, disa dyqane, pak tokë në Vlorë dhe çifligu i Selenicës, të cilin ia shiti Bankës Osmane kur ishte në Stamboll.
3.
Ndërtesa ku u ngrit Flamuri.
Sefa Vlora shkruan me dorën e tij:
“Para kësaj kohe, ndërtesa shërbente si selamllëk (dhomë pritjeje) e ndërtesës së madhe (haremet). Një mur ndante oborrin e të dy shtëpive”.
Në vitin 1919, ndërtesat iu shitën Bashkisë së Vlorës nga pronarët. Në ndërtesën e quajtur “Haremet” ka lindur Ismail Qemali. Djepi i tij u ruajt deri në fund të shekullit të kaluar. Fati i madh e deshi që në ndërtesën ku lindi, aty të vendoste në jetë veprën e tij madhore historike, duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Po në atë tokë do të prehej më vonë në gjumin e përjetshëm…
Ndërtesa ku u ngrit flamuri u prish sipas të dhënave në vitin 1925 dhe u kthye në lulishte. Këto banesa të familjes Vlora, të quajtura saraje, përbëheshin nga dy godina të mëdha: Selamllëku dhe Haremi.
Sipas skicave dhe fotografive të ruajtura, selamllëku ka qenë një ndërtesë e madhe, me tre kate, me shumë dhoma, korridore dhe ambiente të tjera. Dritarja ku u ngrit flamuri ka pasur lartësinë 2.75 metra.
Autorët që kanë përshkruar ngjarjen e 28 Nëntorit pranojnë se delegatët u mblodhën në shtëpinë e Xhemil Bej Vlorës, kushëririt të Ismail Qemalit pikërisht aty ku sot gjendet Monumenti i Pavarësisë. Shtiza e Flamurit përkon me dritaren e katit të dytë të selamllëkut, ku u ngrit flamuri kombëtar pasditen e 28 nëntorit.
…
Shtëpia ku u ngrit flamuri.Skica që është realizura për ndertesat e familjes Vlora ,banesa e Xhemil bej Vlorës janë dy skica të cilat sjellin ndër mend godinat e mëdha të familjes patriotike Vlora.
Godina e parë me dy kate, që quhej selamllëk ishte me dy kate.
Gjatësia nga pjesa e rrethuar e murrit shkonte në 165 m.
Gjatësia e ndërtesës së sellamllëkut ishte 70 m.
Dritarja ku u ngrit flamuri ka një lartësi 2.75 m.
…Ndërtesa tjetër quhej harem është ndërtesa ku ka lindur I.Qemali.
Krejt ndërtesa ka një gjatësi prej 83 m.
Secila ishte e rrethuar dhe kishte nga një port për të hyrë në selamllëk si dhe tek harem sikurse një portë tjetër në perëndim pas banesësë së dytë.
Në fotografin e cila është origjinale ku shfaqen tre katet e banesës se harem nga katër siç shqipton më tej E.Vlora .
Janë tre katet e banesë historike që u rrafshua dikur. Eqrem bej Vlora thotë se :
Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve, që duke zënë fill nga Rruga e Skelës, të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh prej 40.000 metrash katrorë, rrethuar me mure të larta tetë-metërshe dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe me një tjetër më të vogël përpara Ai ishte konaku i Vlorajve, përfshi haremin (banesën e grave) dhe selamllëkun (banesën e burrave)…
Shqyrtojmë selamllëkun ose të njohur si banesën e burrave. Ndërtesa ka pasur tre kate lartësi një numër të madh dhomash korridore dhe ambiente të tjera.
Zhbirimi në pamja e parë majtas tregon pozicionin e dritareve të çdo kati .
Dritaret e katit të parë janë të gjitha me hark dhe duken rreth 6 copë ndërsa në fakt kanë qenë më tepër por kaq kanë hyrë në fokusin e fotos.
Janë dritare të njohura për kohën të vogla të larta por të ngushta duke përfunduar me hark .
Në dritaret e katit të dytë majtas janë rreth 7 copë të cilat na shfaqen në disa forma të çrregullta .
…E para dhe kryesore ku u shpalos flamuri është më madhe se të tjerat është edhe derë .Duke treguar se portën hyrëse për në saraje. Përpara saj shquhen qartazi shkallët,nga lartësia e banesë zbresin duke cekur token.
Kati më sipërm duken dritare me forma drejtkëndësh pa hark ,ku shquhen rreth 8 të tilla majtas .
Kurse në krahun e djathtë shquhen tre të tilla të vogla një e madhe po kaq gjenden edhe një kat më poshtë. Kjo është banesa e Xhemil Bej Vlorës.
Të gjithë autorët që përshkruajnë ngjarjen madhore të 28 nëntorit mbështesin qëndrimin se delegatët janë mbledhur në shtëpinë e Xhemil bej Vlorës, kushëriri i Ismail Qemalit.
Godina e Xhemil bej Vlorës gjendej aty ku është sot monument kushtuar pavarësisë .
Shtiza e Flamurit është e ndërtuar ka vendin e lartësimit të flamurit kombëtar .
Mendohet se kjo shtizë përkon me dritaren e katit të dytë të selamllëkut ku u ngrit Flamuri, pasditen e 28 nëntorit.
Duke ju referuar sërish E. Vlora, me dëshmi autentike nxjerrim gjysmë fraze ” ku ai shprehet :U mblodhëm të gjithë në selamllëk ….Pra te sarajet e Xhemil beut.
Kati i dytë, ka 11 dritare dhe vendë-hyrjen, në foton origjinale ato shfaqen në formë të çrregullt disa më të mëdha dhe disa më të vogla. Disa përfundojnë me hark dhe disa përfundojnë në formë trekëndëshi.
4.
Ndërtesa e Senatit (Pleqësisë) . Banesa e Ekrem Vlorës.
Sipas kujtimeve të Ekrem Vlorës dhe shkrimeve të Sefa Vlorës, plaku i Vlorës ndiqte një udhë të caktuar çdo ditë. Pas drekës, ai kalonte nga porta që ndante oborret e dy shtëpive dhe vinte të shëtiste me Ekrem Vlorën në divanhanen e madhe. Aty tregonte me mall ngjarje të së kaluarës së familjes dhe të tijën.
Ekrem Vlora mbas gati një muaji kthehet nga Himara ,thotë S.Vlora duke shkuar më tej:Ismail Beu, pas drekes, kalonte nga dera e murit që ndante oborrin e të dy shtëpive dhe vinte të shetiste me Ekremin në divanhanin e math. Tregonte me mallëngjim ngjarjet e të kaluarës së familjes dhe të tijt. Këto biseda familjare vetëm me të nipin e çlodhnin nga lodhjet dhe mundimet që i epnin çështjet e qeverisë. Shumë herë çfaqte dëshpërimin e tij të math në lidhje me kufit e padrejta që i qenë caktuar Shqipërisë. Thoshte: “Na lanë vetëm kënetat e Myzeqesë”.
U muar vendimi nga qeveria që të krijohesh senati i parë i Shqipërisë dhe selija u caktua te ish shtëpia ku banonte Ekrem Beu.
Ai u emërue dhe kryetar i senatit. Mbas gati dy muajsh qëndrimi në shtëpinë e Xhemil Beut, Ismail Qemali vendosi që qeveria të shkojë në një ndërtesë të shtetit.
U zgjoth për këtë qëllim godina që quhesh e “Karantinës” në skelë të Vlorës. Të rinjtë do t’a mbajnë ment këtë ndërtesë se deri në vitin 1939 ka shërbyer si Muze e Bashkisë .Në ceremonin e përmoteshme kur u varros për të parën herë në Kaninë as fshatar, as qytetar nuk qëndroi në shtëpi të tij. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve që i qëndronin gjatë udhëtimit ishin mbushur me njerëz. Ish një apoteozë madhështore e popullit të gjithë pa dallim, dhe një kurorë që ay e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit tij deri sa dha frymën e fundit.
Trasferimi i dytë i trupit tij nga Kanina në Vlorë në 1932 pati formën zyrtare po dhe kësaj here populli me të math e me të vogël rrodhi vetiu aty në sheshin e lirië në Vlorë për ta nderuar Birin e tij të Math…shkruan S. Vlora.
5.
Koleksioni arkeologjik i Vlorajve.Në banesën e familjes Vlora ka ekzistuar një koleksion i pasur arkeologjik. Sipas arkeologut N. Ceka dhe të dhënave të dokumentuara nga Luigi Maria Ugolini në “Albania Antica” (1927), familja Vlora mblidhte dhe ruante objekte arkeologjike me shumë dashuri.
Objektet përfshinin
• statuja mermeri, bustë,
• objekte ilire,
• kokë Zeusi, kokë gruaje, Hekata trikokëshe,
• vazo qeramike,
• figura bronzi,
• stela me mbishkrime,
• “Vajza e Vlorës”, një skulpturë prej guri 87 cm.
Komiku i Bylisit-
Kokë e Dionisit-mermer.
Statuje e një muze, prej mermeri, 80 cm
-Kokë e Zeusit, mermer, 13 cm.
-Kokë burri, mermer, 11 cm
-Kokë gruaje, mermer, 9 cm
-Hekata trikokeshe, mermer, 34 cm
-Hyjni ujor (Triton), mermer, 32 cm.
Skopas. Busti i një gruaje ilire
-Finteia, nga Berati. Gur, 48 cm.
Me veshje si vajza e Vlorës.
Tre pllaka me mbishkrime nga Shkoza, Klosi
-Terrakota nga Oriku, si dhe vazo qeramike
-Figurina bronzi, 11 dhe 7 cm.
Në kopshtin e kazermës, përballë xhamisë, ishin ekspozuar objekte të gjetura gjatë ndërtimit.
Në kopshtin e Bashkisë ishte ekspozuar një stele prej guri me relieve në dy faqe shek V p. Kr. si dhe kionisku dopio i Teimas dhe Klaudia Seimaka. Stelë e Selenicës me mbishkrimin e prytanit dhe toksarkut.
…Ugolini u strehua gjatë revolucionit qershorit 1924 në shtëpin e Syrja bej Vlorës dhe birit të tij Ekremit. “…të cilët kërkojnë, blejnë dhe ruajnë me dashuri të madhe objekte arkeologjike, të cilat dalin herë pas here nga toka shqiptare…
Kështu në pallatin e tyre në Vlore kanë krijuar një koleksion të mirë arkeologjik, nga i cili këto janë objekte me interesante:”
Shumë prej tyre janë gjetur gjatë ndërtimit të kazermave, xhamisë dhe ndërtimeve të tjera në Vlorë.
6.
Biblioteka e Vlorajve . Një pasuri e zhdukur.Në dokumentet e shekullit XVIII përmendet biblioteka e familjes Vlora:
Ismail Vlorës,
Ibrahim Pashës
Mustafa Pashë Vlorës. Rreth vitit 1812 ajo përmbante rreth 5200 libra dhe dorëshkrime.
Në ringritjen e bibliotekës së qytetit më 22 gusht 1946, si fond themelor u regjistrua biblioteka private e familjes Vlora.
Në vitin 1914 ajo numëronte rreth 14 640 vëllime.
Librat ishin në:
• latinisht,
• turqisht,
• arabisht,
• gjermanisht,
• italisht,
• greqisht,
• shqip.
Në përbërje kishte dorëshkrime të rralla, korrespondencë historike, libra fetarë si Bibla dhe Kurani, si dhe tekste të albanologjisë dhe ballkanologjisë.
Në vitin 1974, banesa e Eqrem Beut shërbeu si bibliotekë dhe shtëpi kulture.
Kjo pasuri kulturore ishte mbledhur me durim dhe ishte gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora.
Librat ishin në këto gjuhë: latine,
arabisht,
turqisht,
gjermanisht,
italisht,
greqisht,
shqip.
Brenda këtij thesari kulturore kishte dorëshkrime të pasura arabe,libra fetare .
Por librat e familjes Vlora ishin të llojit albano-ballkanologjik,gjendeshin aty dorëshkrime, korrespodencë .E veçanta ishte korrespodenca me shkrimtarin Duma.
Nga fondi tepër i madh i Vlorajve në këtë bibliotekë gjendet albanologjia,fondi i kësaj familje me rreth 2000 libra të rrallë,që përbëjnë fondin e artë të bibliotekës së Vlorës.
…Flitet, për dy saurela me rimorkio,ata ngarkuan pasurin kulturore të Eqrem beut,kryesisht libra me destinacion Jugosllavinë pas çlirimit, ndërsa zëra të tjerë e hedhin poshtë këtë version.
Studiuesi vlonjat, F.Shaska më ka rrëfyer vite më parë se biblioteka ishte ndër më të mëdhatë në Ballkan, në dekadat e para të shekullit XX, por, pavarësisht, regjimi i shkatërroi vlerat e saj sipas të cilit, përveç një numri të jashtëzakonshëm titujsh, në këtë bibliotekë përfshiheshin dokumente të rralla.
Mes tyre, një ditar të shënimeve të Hoxhës të fshatit Armen, Sali Efendiut e vitit 1757.
Shënimet e Hafës Zenel Efendiut nga Armeni, që përkojnë me vitin 1768.
Përmbledhje e kopjeve të letërkëmbimit të Ismail Pashë Velebishtit me njerëzit më të shquar të Vlorës.
Letërkëmbimin e Çelo Picarit me Ismail Beun.
Shënimet historike “Mbi “oxhaqet” e Shqipërisë e Azem Bej Janinës e vitit 1889.
Dy libra të shtypura në shtypshkronjën e Voskopojës, në vitet 1720-1769.