
Po ia lë shpirtit derën hapur, le të flase ç’të dojë
Leshoj fjale i hedh e nuk i bej lemsh por thjesht i hedh dhe mendjen e kthej nga ana tjeter e horizontit.I le ato fjale te nuhaten pa e vrare mendjen se c’arome mund te kene ne hunden e dikujt,perkundrazi kane arome te mire.
Ai zjarr brenda zemres qe quhet shpirt eshte i madh e i krijuar prej kripes se kulluar te Mesdheut qe kercet, kapercen por kurre nuk ftohet. Eshte zjarr e jo flake qiriu.
Eshte jete,fat,meshire,fryme,mbi te gjitha uragan.
Uragan qe merr me vete shtepi te tera e kur qetesohet te sjell vere.
Eshte prej shtojzovalleve te malit,rryme e burimit te Matit e gjer ne Vjose.Gur i Tomorrit qe si akull nga vetetima cahet e behet hi.