Nga :Isak A H M E T I

I.Në vend të hyrjes
Isa Baftiu alias Isa Toska është poet i njohur në letrat shqipe ,anëtar i Lidhjes të Shkrimtarëve të Kosovës.
Është poet që ka shkruar dhe vazhdon të shkruajë e të publikojë poezi për fëmijë dhe të rritur.Herë pas here boton edhe prozë me tematikë aktuale.Ai shkruan bukur ,me mjaft elegancë , me një stil krejt të veçantë dhe gjithsesi origjinal.Është autor i shumë veprave ,ideoartistikisht të realizuara dhe me peshë edhe sipas tematikës së trajtuar.
II.Pak biografi
———————–
Veprimtaria e tij krijuese -poetike daton që nga vitet e 60-ta të shek.të kaluar.Poezitë e tij të para i ka botuar në revustën e njohur”Jeta e Re” në Prishtinë.Dhe që atëherë e deri me tash(2025) , ka vazhduar dhe vazhdon të shkruajë e botojë, rrallë e për mall , në të gjitha gazetat e revistat që botoheshin në Kosovë dhe jashtë saj.Për më tepër , një numër i konsiderueshëm i poezive të tij janë emituar edhe në valeët e radiove të ndryshme si dhe një numër tjetër i poezive të poetit në fjalë janë bërë edhe tekste për këngë në festivale të organizuara për fëmijë dhe të rritur ,gjë që dshmon për vlerën dhe rëndësinë e tyre.
Përveç veprës:
“KRYEFJALË E DRITËS” ,
————————————-
“Zef Serembe”,2008 ,të cilën po e marrim në shqyrtim , autori në fjalë ka botuar edhe këto vepra:
1.Goca e Kaçanikut ,(Panoramë poetike ), Kaçanik,1980,
2 Dritaret e diellit ,ShB”Zef Serembe”, Prishtinë,2000,
3 Buzëqeshje , “Iliriku” , Prishtinë, 2002,
4 Brezi i tretë , Normalja “Zenel Hajdini”,(1967-1968),
5.Monografi , Ferizaj,2007,
6.Në gjiun e kësaj toke , SHB”Zef Serembe”, Prishtinë ,2915 ,
7.Autorë nga rajoni i Ferizajit (1893-1916),SHB”Zgjimi “,Ferizaj , 2017,
8 Thënie dhe proverba, SHB”Rrjedha”, Gjilan,2018,
9.Panoramë poetike ,SHB”Saga”, Prishtinë , 2018 ,
10.Thënie dhe proverba ,(Ribotim i plotësuar ),SHB”Saga”, 2020 ,
11 Agu pikturon diellin , poezi për fëmijë, SHB”Meshari”,Prishtinë ,2021,
12.Thënie dhe proverba të zgjedhura, SHB LSHK , 2024.
III.KRYEFJALË E DRITËS, analizë
—————————————————
Pas 17 SHKURTIT-DITËS SË SHPALLJES SË PAVARËSISË(2008), autori Isa Baftiu ka nxjerrë në dritë ,për lexuesit e tij , librin e tij me poezi , me një titull mjaft simbilik dhe domëthënës:
KRYEFJALË E DRITËS ,
————————————
për të cilin unë , pa humbur kohë e kam lexuer dhe më pat pëlqyer tej mase dhe menjëherë pata pubkikuar një vështrim të veçantë e ku pata theksuar se ky libër , i katërti me radhë , i autorit në fjalë , Isa Baftijaj , i përket gjeneratës së mesme të poetëve të Kosovës .Por fatin e pati të tillë që arriti ta botonte librin e tij të parë vetëm pas Luftës së fundit në Kosovë!Mirëpo , ç’është e vërteta , ky poet, të cilin e njoh nga afër që nga koha e studimeve , ishte mjaft i njohur tek lexuesit që nga vitet e 60-ta të shek.të kaluar e më pas .
IV.Struktura e librit
——————————
Librin e tij:KRYEFJALË E DRITËS ,
———————————–
autori në fjalë e ka strukturuar në katër cikle :
1.Në rrugën e mëngjesit ,
—————————————
2 Shpirti i vetmisë,
——————————
3 Ritmi i zenrës
————————
dhe
4.Lule shqiponje.
—————————
Në libër janë përfshirë gjithsejt 83 poezi ,që janë realizuar mjaft bukur ,artistikisht dhe si të tilla që janë mbesin thellë në kujtesën e lexuesit.Në vëllimin:Kryefjalë e dritës janë artikuluar mjaft ndjeshëm jo vetëm bota shpirtërore dhe poetike e poetit por edhe Golgota e Kosovës.Është artikuluar QILLI si simbol i hapësirës së lirë por edhe DIELLI si simbol që rrezaton Dritë dhe Jetë në hapësirën tashmë të lirë të Qiellit të Kosovës.Drita këtu ,si simbol i fuqishëm bibliko-filozofik , përfaqëson qenësinë tonë!…
V.Në përmbyllje
—————————
Duke u bazuar në titullin e veprës të autorit në fjalë , kuptojmë se në planin estetik-letrar, Isa Baftiu