Sa herë më prite pranë dritares-Maksi Luçi

Sa herë më prite pranë dritares

Aty ku xhami lot malli pikëlonte
Ku një kandil ndezur brenda kamares
Në një zjarr të heshtur shpirti frymonte...
Dhe unë në një cep tjetër të botës
Në dritaren e shpirtit tim të prita
Harruar prej dimrave e prej kohës
Si një Feniks kujtimesh nga hiri u ngrita…
E tani po bredh ngadale detit të kujtesês
Kur kurrë një takim nuk e lamë
Si raftet mbuluar nga pluhuri i harresës
Nga koha e fatet e botës u ndamë...