
Gezim Llojdia
“Vetmitari”
1.
Shtëpia e kulakut.Ishte atje teposhtë dhe dukej nga kodrina, ku ne vështronim përtej qytetit antik. Ishte aty poshtë, ku ne shikonim qytetin e lashtë që heshtte.
Ishte, jo vetëm një “shtëpi kulaku”, por disa shtëpi fshati, me konakët e tyre, me mullarët e barit dhe pemishtet. Shtëpi të thjeshta, që ngjallnin kujtime. Shtëpi të vogla, të mbushura me histori, që përqafonin natyrën.Prej asaj kodrine dukej një çisternë uji. Çisternë uji, si një pasqyrë e thyer, reflektonte qiellin e yjeshëm.
…
Hardhitë gjithë lastar. Ishin si duar, që shtriheshin për të prekur ajrin e pastër. Hardhitë, që lulëzonin si një dëshirë e paplotësuar.
Kasollet e bagëtive. Kasollet e bagëtive që përqafoheshin me kodrën .Tjegullat e kuqe që ngrohnin ndjenjat e harruara. Dhe të lodhura nga stuhitë e dimritSoletat e betonit. Muret e hirta të lyer me gëlqere, që mbajnë shijen e kohës.Kabllot e rrymës. Linja që na lidhin pa e kuptuar me elektricitetin.
…Trëndafilishta e rrëzuar.Kungujt e vjeshtës të hapërdarë, si :”bombat e luftës së dytë”. Gjurmët e një lufte që ende nuk kishin mbaruar.”
2.
Atij, prej motesh i thërrisnin:”kulak”. Emri i tij shoqëronte çdo kënd të fshatit. Si një hije e pafund.
Edhe vendet e vogla përreth ngrehinës së tij. Kishin formuar disa emërtime të zakonshme. Tashmë dhe të njohura dhe të pranuar nga i gjithë fshati.
Rreth tij, në çdo cep, formoheshin emra të zakonshëm.Ato tashmë ishin pjesë e identitetit të fshatit .Si lëvizjet e ngadalshme të kohës.
Si:
”Përroi i kulakut”,
”Ullinjtë e kulakut”,
”Mushka e kulakut”,
”Djali i kulakut”,
”Krushku i kulakut”,
”Gruaja e kulakut”,
”Shoku i kulakut”,
“Miku i kulakut”,
“Tezja e kulakut”,”
Halla e kulakut”… etj, tej. Ato ishin të pranishëm në çdo hap. Dhe emrat e tyre vazhdonin të rridhnin si një melodi e vjetër, ende e pa mbaruar.
3.
Si e njoha kulakun? Sigurisht në vjeshtë. Zogjtë mbretëror. Hurmat e fundit tundin degët.Në shenjë lamtumire. Juga e lehtë. Aromë ëmbëlsie. Mjegulla e bardhë. Qyteti Ilir dukej i heshtur në vjeshtë. Dhe i paqesuar. Edhe pse ngre perde bukurie në çdo stinë. Vjeshta ngre perdet e saj.Zbukuruar çdo gjë me një shkëlqimin prej ndryshkut të saj Shenjtor mrekullie.Besoj në mrekullitë.
…Ishte një ditë e zakonshme.Si çdo ditë perëndie. Pëllumbat kruajnë sqepin. Zogjtë shtegtarë mbledhin thërrime. Fushat nxijnë. Kthyer ugar. Kuajt e lodhur. Të trishtuar, por duke turfulluar.Qetë, dy e të prangosur. Thasët e çarë me farë. Gruri në arë. Gratë bëjnë shtiza. Si ato fijet e tyre që lidhin ëndërra.Këtu ndaloj…
..
-Po ku je o mik, më thotë kulaku. Quhej Viron. Por ata i kishin folur për vite të tëra:” kulak”.
I mbeti nofka:”kulak”. Ishte një burrë dede, i shkurtër . I thjeshtë.Rrondokop. Ecte duke u tundur.Duke u tundur, si një shushurimë jete. Ecte me hap të ngadaltë.Si një pemë e palëvizshme në stuhi. Me trup të rrethuar nga një forcë që vinte nga brenda.
Zemër bardhë. Fliste atë gjuhë të bukur fshati. Që e mbushte gjithçka me ngrohtësi dhe dritë. Por zemra e tij ishte e mbushur me heshtje të thellë.
Pastaj çe nget muhabetin, or mik!
… Kulaku e kishte pritur demokracinë :”si nëna të birin.” Kishte ëndërruar .E kishte ëndërruar. Sic ëndërrojnë kur je në fund të tunelit.Por dritë xhan-xhinë. Sigurisht ,që murret u rrëzuan. Dhe ditën, që erdhi. Mbeti pa punë. Kooperativa u shpërbë.E përcillnin ngado.”Do bëhet më mirë.”
U bë më i heshtur, më i fjetur.Një pemë që kishte humbur rrënjët.
“Me pritë, të presim…” çdo ditë, nuk jetohej.Mori kompesim për vuajtjet. Një ngushëllim të vogël. Për një shpresë të humbur .U end për një punë. Ku atje, ku këtu.Thuaj atij lutju,këtij.Si një shtegëtar, që nuk mund të ndalonte.Gjithë jetën kishte rrojtur me shpresë.Një ditë shkon te zyrat e ndërmarrjes së rrugëve. E gjej aty.
-Po ç’bënë aty, o mik- i them? Po kërkoj punë. Po drejtori, d.m.th... drejtori – aha e kuptova…
Po një copë punëtori, donte kulaku në rrugë? Ku tjetër? Shkollë, s’kishte. Dhe ëndrrat e tij ishin shpërbërë si pluhuri i kohës. E vetmja punë ishte mirëmbajtja e xhadesë. Punë në fund të fundit ,por që i jepte kuptim ditëve të tij.
Kështu filloi dhe për ca vite. Ai bëri gjithçka, që mundej.
Më tej rrugët mbetën. Pa njeriun, që i mirëmbante. Punëtorë, jo. Kulaku U kthye në shtëpi, i lodhur dhe i heshtur hodhi lopatën. Ndjeu veten të zbrazët. Si një pemë pa fryte.Te pragu i shtëpisë. I lodhur dhe i heshtur. U tha me një zë të thellë përpara gruas dhe fëmijëve:
-S’ka më punë shteti!
-Po rrugët, kush do t’i mirëmbajë?Pyeti gruaja.
-Kush tjetër, Perëndia!
4.
Tajari drejtori i shkollës së fshatit, kishte kërkuar, që ditën e trashëgimisë, t’u flisnim nxënësve, për qytetin ilir. Zgjatimi i të cilit,ishte edhe Amonica. Ishin 3 km rrugë nga Amantia.
Zbrisje në atë udhë, poshtë qafave.
Si ishte fshati? Dhe fshati dukej sikur kishte mbetur i ngrirë në kohë.Përrua, që s’rrjedh ujë. Uji.Një tingull i largët, si një kujtim i shuar.
Dhi të zgjebosura. Një nga një e ngadalë. Çdo hap një mundim.
Bishtin përpjetë. Për të shpëtuar nga ndonjë fat i vjetër.
Thundrakët vrapojnë. Baltosur rrugët. Dukeshin si rrënjët e një bote.E harruar në kohë. Parmenda e flakur. Dikur kishte carë ugar. Po vdiste në heshtje.
Zemra të thyera nga koha.Të plakur,në cdo derë.Shtriheshin më tej kodrat me ullinj . Mullar me bar. Shpendët kruajnë pendët.
Bajame të hidhura.Rrëzuar gjethe.Vajtushëm nga era. Zogjtë e zinj në pikiatë. Macet presin lëkurët. Kërcelli i tharë. Vjeshtë ngjyrë bakri. Fshati buzë liqenit. Një pikturë mesjetare.
… Dolëm nga shkolla pas bisedës. Nxënësit na kishin dëgjuar. me etje.Sytë e tyre të ndezur nga historia e qytetit të lashtë, që ende jetonte në ato rrugë dhe gurë, si një shpirt i pashuar.”
-E do zakoni, tha drejtori. Të pimë një kafe.
Na ftoi në banesë. Ishim 4-5 vetë.
Dikush më foli. Ishte kulaku.Ai më shikoi me ato sy të ngulitur, si një kujtim të një kohe ,që nuk mund të harrohej.
U përshëndoshëm.
-Ju kam pritur,-tha. Kam bërë një drekë për ekipin tuaj.
-Të na falësh, por i kemi dhënë fjalën drejtorit. Iu përgjigja, megjithatë ndihej një ngërç i vogël në fjalët e mia.
-E di si është puna? Më tërhoqi mënjanë.Si për të më thënë diçka të fshehtë, që të gjithë e dinin. Por askush nuk e thoshte.
-Ju duhet të vini te unë, për një arsye të thjeshtë. Edhe sot këtu:”kulak” më thonë. S’më vjen njeri te dera si atëherë. Vëllai ka emigruar. Është larg dhe s’ka mbetur më askush.
Kulak dje, kulak sot.
E pashë. Sytë kishin një rruzullim loti. Fjalët e tij kishin një hidhërim .Nuk mund të shprehej në thjeshtësinë e një fraze. I pashë sytë. Në atë rrëzim loti .Ai rrëzim ,që fshihej pas dritës së tyre.Si një det i brendshëm ,që nuk mund të shuhej.
-Atëherë po vijmë. Shtëpia nën një brinjë, në mes një rrëke. Shtëpizat e tjera të fshatit teposhtë. Dukeshin si gurë të dominoje të hedhur në një lëndinë ,të lënë pas dore.
Edhe banesat i bënin veç. Dhe ata që jetonin aty, s’kishin mundësi tjetër. Një botë e ngushtë, e lidhur nga një fat që i kishte kurthuar të gjithëve.
Ata poshtë sëbashku .Edhe nuset, që vinin në këto ngrehina kulaku ishin nga familje kulaku. Mbartnin mbi vete një histori që nuk mund të rrëfehej me fjalë të thjeshta.
Shkaku: Lufta e dytë. Nëse kishte armiqësi më të madhe në fshatrat tona. Nëse kishte armiqësi më të thellë, më të dhimbshme ajo ishte ndarja që solli ajo luftë e tmerrshme. Ishte ndarja, që solli Lufta e dytë. Lufta nuk ishte vetëm mes kombeve. Por një shkatërrim i brendshëm, që fshinte çdo lidhje, çdo bashkim. Ajo përçarje kishte shpërthyer, duke lënë pas një varg ndarjesh dhe qëndrimesh të paqarta.
Mirë ata, që bënë llogarit ndryshe. Ata që morën armët, që iu kundërvunë luftës dhe që morën çmim për këtë. Një çmim të hidhur si plumbi dhe burgu, si çdo bashkëpunëtor që kishte shkruar një histori të hidhur për këtë luftë.Faji i sistemit para ‘90 ishte se u muar me pasardhësit e tyre. Kërkoi hakmarrje tek pasardhësit.
…Kulakët ishin në halë të syrit. Kulakët ishin bërë simbol i çdo gabimi dhe frike të sistemit.Vigjilenca mprihej, veç për ata. Çdo gjë e keqe,në sytë e të deleguarve ishte për faj të kulakut.Ishin gjithmonë në shënjestër. Gjithmonë nën vigjilencë, gjithmonë të kërkuar. Kulaku ishte bërë më shumë se një njeri. Ishte një emër që mbante peshën e të gjitha të këqijave. Çdo ngjarje e keqe të kishte rrënjët e saj në këtë emër të dhunuar. Por syri vëzhguesit ai që shihte gjithçka përmes një lenteje të shtrembëruar, vazhdonte të çante gurin. Çdo hap, çdo gjest i thjeshtë, ishte një akuzë më shumë ,për ata që mbartnin emrin e kulakut.”
Një herë u dhanë kafshët e kooperativës .Ti punonin si kafsharë duke transportuar gjithëm c’kishte kooperativa.Të papërtuar në çdo gjë. Mirëpo syri i keq çante gurin.
– E shikon kulakët, kanë hipur në vetura!
…Ua hoqën edhe “vetura’”. Një herë nuk i lanë të jetonin në vetminë e tyre. Paslufta solli shumë viktima të tjera.Por kjo luftë ishte ndryshe. Kishte një shije më të thellë dhimbjeje, që kalonte nga një fshat në tjetrin. Diku ishte më e fortë, më e madhe, më e ashpër. Në disa vende, ajo ishte më e egër. Lufta e dytë, që filloi me ngjarje të tmerrshme në vitin ’39, vazhdonte të kërkonte viktimat e saj. Të fshehura, të padukshme. Këtu, ajo ishte më e thellë, më e rëndë. Armiqësoi, vrau, dhe ende vazhdon. Viktimat e saj, që ende mbajnë peshën e asaj kohe, nuk dihen plotësisht. Jo vetëm ata që u vranë në dy kampe, por edhe ata që mbetën në errësirë.Pa emër, pa shenjë. Një pjesë dëshmorë, të tjerët tradhëtarë. Paslufta u bë edhe më e egër, më e pamëshirshme. Lufta e heshtur që vazhdonte në jug ishte gjithashtu një lloj beteje që nuk kishte mbaruar, edhe pse 40 vjet kishin kaluar që nga fundi i Luftës së Dytë.Kufizimet ishin më të mëdha. Triskat ishin pengesa që do të ndalonin çdo mundësi për shkollim të lartë, për një punë të zgjedhur, për një strehim të preferuar. Për kulakun, ato ishin vijë e kuqe. Ata paguanin haraçin e të parëve të tyre, gjyshit, babait, motrës, vëllait, madje edhe të fisit. Ata kishin hedhur armët kundër një pushteti që tani kërkonte hakmarrje. Dhe pushteti para ‘90 nuk i fali. Në çdo fshat nuk ishte kështu. Diku, lufta kishte një tjetër formë. Por në jug, ajo ishte tepër e ashpër, tepër e dhunshme. Një luftë që nuk mbaroi asnjëherë, duke e lënë popullin të vuante, të jetonte nën hijen e saj .
“Igranazhet e saj vijonin, duke trazuar çdo kujtim. E tretur, vjeshta mbështillej në heshtje, duke sjellë orën e humbjes. Fjolla e hirit ngjitej lart, në qiellin që shtrihej i mbytur në mjegull. Rruga, si një vijë e gjerë që lidhi tokën me qiellin. Ishte e panjohur, si një ëndërr që nuk mund të arrihej. Kulaku, i ulur përballë meje, duke pirë kafe, më shikoi me një ngashërim të thellë në sytë e tij….
-Djali, notat si ka të mira. Dyshoj ngaqë kam qenë kulak. Ajo etiketë ende rëndonte mbi mua si një dënim që endevnuk ishte fshirë.
-Mirëpo, s’dua ta besojë. Universitetin ta shikoj me dylbi. Si dje dhe sot. Të verbër ne. Fëmijtë gjithashtu.
E pyeta me kujdes, për të kuptuar më shumë se ç’ndodhte me të, me jetën që ai e kishte ndjekur përmes kësaj shtrese të hidhur të realitetit.E pyeta nëse ishte në gjendje ta mbante në një universitet privat?
E pyeta, duke kërkuar një përgjigje të thellë. Një ndihmë, një mundësi që do ta shfrynte këtë ngërç të historisë së tij.”
-Do të marrë kredi,tha.Dreqi ta hajë të dalë nga ne, një me shkollë.
…Arbeni u bë infermier. Po a është ende atje, në fshatin e tij të vogël,?Ai fshat që e ka rritur. Apo ka mërguar tashmë në Gjermani, si shumë të tjerë. Larg dhe nën hijen e kujtimeve të dhimbshme? Ka kohë që nuk e kam takuar, dhe as nuk di çfarë bëhet me të, me familjen dhe fisin e tij.
…Endej atje larg në lartësitë e Kudhës -Gërhotit, juga fryn si atëherë.Tri ditë e tri net, gumëzhinte, juga. Fryn puhia e muzgut. Sikur bënte fjalë me vetveten. Brinjat boshatisur luhateshin si një kujtim i heshtur i kohës që kaloi.
Muzgu po binte, dhe dielli, si gjithmonë, u fsheh pas faqes së malit të Shashicës,duke lënë pas një shteg të errët. Zjarret, që dikur e ndriçonin natën, tani u venitën, si një dritë që shuhej ngadalë.
Zemra. Nuk i ndjen dridhjet sizmike.Ato që lëkundin tokën e kujtimeve.Errësira. zgjerohej, duke mbytur çdo mundësi për të shpëtuar materien errtë.
Dallgët i mbytën shpirti, dhe hija e frikës. Ajo që kishte mbetur nga kohët e kaluara, rrëshqiti nëpër ëndrrat e kaluara, duke shuar çdo shpresë të mundshme. Frika erdhi nga eshtrat tona, ato të shkrumbuarat që ende mbajnë peshën e një historie të lënë pas dore.
Rritën mëllagat. Libri i shpirtit. I mbyllur, mbante brenda tij çdo plagë dhe çdo buzëqeshje të shkuar.
-Deri në ag, mërmërisnin plakat! Me zërin e tyre plakor që shkrinte çdo dëshirë të mundshme për të ndryshuar diçka.
Kthej kokën dhe njëherë. Atje në atë kodër, është ende shtëpia e bardhë e kulakut…
Pastaj doli një hënë.Hëna argjendore ,që voziste ndër vise e mia.Më thanë është:” Hëna e korrjeve”.Dhe ne e lam hënën të ikte në punën e saj…