Emi Krosi







Tashmë, takimet letrare këtej dhe andej Drinit janë jo vetëm festa letrare, por dhe mediume takimesh kreative dhe shkëmbime vlerash kultorologjike mes vetë shqiptarëve të ndarë nga trau i doganës së Morinës. Por, libri/poezia/fjala e bukur shqipe s’ka doganë. Ajo tejkalon çdo ndalesë.
Në ambientet e shtëpise së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizëren, një grup poetësh nga Tirana, nën kujdesin e kryetarit të Shoqatës “Për kulturë dhe art, “Fidani”, Berat Batiu , ishim në promovimin e dy librave “binjakët” e Asja Mulgeci, “Gravurë n’lkurë”, “N’gat teje”. Në Prizrenin historik, ca pika shiu lagën kalldrëmet dhe Urën e Gurtë, si për të na treguar se vjeshta ka trokitur, me shtrojën e gjethnajave të verdha. Salla e mbushur tej përtej, madje dhe të rinj, nën zërin e recitimeve të Halil Tetaj dhe Bekim Kelmendi , gegnishtja e Mulgeci-t ishte vërtetë një tatuazh n’lkurën e qytetit, që aq bukur u ndërthurën historia me gjuhën, që rrodhën natyrshëm në ambjentin e mbushur me të ardhur nga të viset e Kosovës. Harta Dardane qe e plotë.
Më pas, me grupin e zhurshëm, mes muzikës dhe gallatave u nisëm drejt kryeqendrës së shqiptarisë Tiranës, me në krye Perikli Shuli , Drita Shuli , Kozeta Zavalani , Mikel Zavalani , Nezi Plaku Velaj , Brunilda Musai.
Takime të tilla të frytshme për/mbi librin ( sidomos poezinë), duke lexuar sa më shumë poezi të mirë dhe duke mos e lënë atë ( pra poezinë) në rënie të lirë. Ajo, ka nevojë për lexues, ashtu siç ne kemi nevojë, të çlirojmë shpirtin përmes fjalëve dhe vargjeve ashtu si lumi që rrjedh shekuj e shekuj në shtratin e tij.
©Copyright EMI KROSI.