Unë kam vetëm një fytyrë…Mimoza Lazaj

Unë kam vetëm një fytyrë…

Unë kam vetëm një fytyrë,
atë që ma dha nëna ime.
Asaj vetëm i jam borxhli
dhe nuk kam nevojë
të mbrohem nga çdo
fjalë që qarkullon.

Nuk vrapoj pas çdo njeriu
që beson më shumë fjalët
e të tjerëve sesa sytë e vet.

Sepse kush dëshiron
ta dijë të vërtetën, pyet.
Kush dëshiron të krijojë luftë,
dëgjon të tjerët
dhe gjykon pa folur.

E vërteta dhemb,
por unë jam me këmbë në tokë
dhe e tillë do të jem gjithmonë.