Preng Maca

Kur bien shirat ditëve në vjeshtë
ndjehesh mërzitur pa masë, ashtu
qiejt e zymtë , xhama me një avull të lehtë
pemët që zenë të zhvishen pak, gjithashtu.
Të zymta ditët e shirave në vjeshtë,
megjithëse në stinën e tyre gjithsesi.
sivjet ra aq shumë shi në pranverë...
dilja pa çadër shpesh, qaja fshehur... për ty!