Ç'është ky fustan kaq i hapur, Ku gjiri duket "lisho"? Sado plak,mbeta gojëhapur, Se nuk mundem që të mbajë"iso" !!!
Ti gojën e shpie vesh më vesh Mu në sy ma ngul vështrimin Dhe më duket sikur më"përqesh" Pse e mundon,Përparimin?
Pusullën gati e humbas SE gjiri sikur ma bën me sy Fustanhapur gati sa nuk po plas Kam një neps që vet e di.
Kush ka"faj",hajde dhe ma gjej Malli nuk njeh fare arsye Fustanhapurën e mbërthej, E ku pyes unë për"ligje"?!!!
2 E fus veten në"gajlera" E fus veten në "gajlera" dhe tani, në pleqëri Ja ku erdhi symëshqerra,edhe mua ma bën me sy. Mua tak ma bën me sy (ajo,haptas kërkon "sherr") Të më plasin që të dy, le të vete në"esfel".
Se m'i ngul sytë si shtizë dhe aspak nuk m'i shqitë Në kërthizë të pleqërisë, gati më luajtën "burgjitë". E ç'më polii groshi mua, desha, s' desha hyj në"valle" Symëshqerra "qesh" me mua, sikur s'di ta kërcej atë"valle".
3.Sytë e mi Sytë e mi rrëshqasin në të çarën e fustanit Aty ku"fshihen" dy gjinj të rrumbulltë Gati t'ia jap shpirtin shejtanit Aq jam i"trumbullt".
Pastaj pashë buzët të kuqe si vishnje të pjekura Dhe trupin e drejtë,bërë si me porosi. Të gjitha,ç'shoh, më çuan në"kohë të vjetra" EH! Ende shtiien çikë,këta sytë e mi.
4. Lirikë baritore Në çaire, shumë kohë tutje, tek sodisja barin e njomë Kur ende isha me"huqe" ( s'i kam lënë në moshë të vonë) Erdh një vashë,mirëse erdhi,por më duket do "kullotë" Ende qeshë pushtuar nga nepsi( për "kësi punësh" unë jam zot!)
"Aventurën" s'e kërkova,po më erdhi pa pandyer Vashën unë e përqafova,se më qe mjaltë e sheqer. Dhe aty,tek çahiri, mu mbi barin e njomë Pesë para vajti sehiri,jo tani, në moshë të vonë.
5. Ti je e bukur
Ti je aq e bukur,( si lumturia e një tjetri) ?!!! Këto që them,nuk i ke ndierë kund. Pse, a nuk mësojmë nga të vjetrit? Si ti nuk ka një të bukur,askund.
Ke një trup të drejtë,si kavak NJë vetull të hollë si fiskajë Kur qesh,je si zambak Që ka çelur i plotë,në maj,
Sytë i ke të mëdhenj si filxhan Qepallat të gjata me bisht Mëdysh ndahet imi xhan Që t'i puth ata dashurisht,
E brishtë si një shelg vajtues, Por mbushur plot limfë e jetë Ndaj nuk i them vetes dot"sus", Të dua dhe tani në"moshë të tretë".