
Zoti ,energjia e tij dhe rendet botërore…
Gezim Llojdia
1.
Universi, me gjithë madhështinë e tij, nuk është thjesht një hapësirë bosh ku trupat qiellorë lëvizin rastësisht. Ka një ritëm, një frymëmarrje, një rregull të padukshëm që i mban yjet të përqendruar, orbitat të sakta dhe materien të bindur ndaj një harmonie të lashtë. Në këtë heshtje të gjithësisë, çdo lëvizje është si një notë e një simfonie që vazhdon prej miliarda vitesh.
Shkenca përpiqet ta zbërthejë këtë rend me formula, me matje, me pajisje që kërkojnë të ndiejnë pulsin e kozmosit. Por ka gjëra që nuk kapen me instrumente veprime të padukshme që lënë gjurmë vetëm tek ata që dinë të dëgjojnë me shpirt, jo vetëm me veshë. Rendi i universit nuk është thjesht matematikë, është frymë, është qëllim dhe është vazhdimësi.
2.
Shkenca ecën drejt dritës me hapa të kujdesshëm, gjithmonë në kërkim të provës.
Feja, ndërkohë, ecën në të njëjtin drejtim, por me një flakë të brendshme që e udhëheq pa kërkuar argumente të jashtme. Dhe që të dyja, pa e ditur, ndjekin të njëjtën rrugë.
Shpesh këto dy botë janë parë si kundërshtare.
…Shkenca thotë “nuk e shoh”, feja thotë “ndjej se ekziston”.
Por e vërteta nuk është as në ekstremet, as në refuzimin e verbër. E vërteta qëndron në pikën ku të dyja ndalen së debatuari dhe fillojnë të dëgjojnë njëra-tjetrën.
Njeriu ndodhet mes tyre, i ndarë nga dy forca që në fakt e çojnë drejt së njëjtës pyetje:
Nga vjen gjithçka?
Kush i vuri rregullat e lojës?
Dhe askush nuk ka ende një përgjigje të plotë, sepse e panjohura është më e madhe se guximi ynë për ta pranuar.
3.
Energjia që nuk shuhet: Burimi i krijimit.Ka një energji që nuk ka nevojë për emër. E quajnë Zot, të tjerë fuqi krijuese. Por pavarësisht emrit, ai është e pranishme në çdo atom, në çdo yll, në çdo jetë që lind e në çdo planet që formohet.
Kjo energji nuk është thjesht një forcë fizike. Është kujtesa e gjithësisë.
Ai di, sheh, dhe ruan rendin e botëve, që rrotullohen prej mijëra epokash.
Ai nuk ka nevojë të dëshmohet, sepse prania e tij flet më qartë se çdo libër apo formulë.
Dhe ndoshta është pikërisht kjo energji që i ka dhënë jetë botëve të universit tonë.
4.
Zëri i lashtë i mendimtarëve.Këto nuk janë përralla që pëshpëriten në errësirë, as legjenda të harruara nëpër tempuj të vjetër. Janë paralajmërime të ardhura nga mendje që panë më larg se koha e tyre mendimtarë, që kuptuan se universi nuk është thjesht një hapësirë ku lëvizin trupat qiellorë, por një qenie vetë, një frymë e madhe që i përfshin të gjitha.
Ata e ditën se njeriu do të kërkojë gjithnjë më shumë, se do të dëshirojë të prekë qiellin, të matë yjet, të zgjidhë enigmën e krijimit. Por ashtu se çdo hap drejt së panjohurës kërkon edhe përulësi.
…Sepse universi nuk është një derë që hapet me forcë është një mister që hapet vetëm për ata që janë gati të dëgjojnë.
5.
Energjia si arkitekte e padukshme e kozmosit.Nëse e shohim universin me syrin e shkencës dhe me imagjinatën e metaforës, atëherë pyetja e madhe ngrihet natyrshëm:
Si mbahet gjithçka në ekuilibër?
Si rrotullohen 3.2 trilionë planetet e galaktikës sonë rreth qendrave të tyre, pa u larguar dhe pa u përplasur?
Shkenca e quan këtë ligj të heshtur “energi”.
Filozofia e Lindjes e quan “fryma e jetës”. Disa e quajnë “Zot”.
Por sido që ta quajmë, është e qartë se nuk ka rend, pa energji.
Energjia është themeli i ekzistencës universale.Çdo cikël lind nga ajo, rritet përmes saj dhe shuhet kur ajo bie.
Rendet botërore jo ato politike, por ato të mëdha, kozmike janë valë energjie që fillojnë, rriten dhe përfundojnë sipas ritmit të saj.
Në këtë këndvështrim, Zoti nuk paraqitet si figurë, por si burimi i pastër i energjisë, që lëviz ciklet e qytetërimeve dhe drejton fatet e botëve.Kur energjia ndryshon, ndryshon gjithçka. Yjet fiken, civilizimet bien, rendet e vjetra përmbyllen dhe të rejat marrin formë.Keshtu nis nje rend i ri boteror.
6.
Hierarkia e padukshme e reve kozmike.Thuhet se rendi i ri botëror nuk fillon në Tokë, por diku sipër, në nivele më të larta të ekzistencës ku energjia është më e pastër dhe ku forcat e universit janë më të qarta se drita e yjeve.
Ky “sipër” nuk është lartësi fizike, por shkallë e ndërgjegjes së kozmosit hapësira ku rrjedhin urdhëra të padukshëm, ku inteligjenca universale përcakton ritmet e galaktikave dhe drejtimin e epokave.
Toka, në këtë vizion, është në fund të ciklit, një nga planetet më të vona që ndien frymën e ndryshimeve.
Si në një organizëm të gjallë, ku zemra e dikton ritmin dhe gjymtyrët e ndjejnë më vonë, edhe universi ndikon nga qendra drejt skajeve.Makrokozmosi lëviz, dhe mikrokozmosi e pasqyron.Rend botëror, në këtë kuptim, nuk është as marrëveshje politike, as aleancë fuqish.
Është valëzimi i një energjie që buron nga qendra e galaktikes, nga zemrat e universit, dhe udhëton deri në planetet e largëta ku jeta ende kërkon kuptim.
7.
Koha që ecën në rreth.Shumë besojnë se rendi i ri botëror filloi në vitin 1948, bashkë me lindjen e shteteve të reja dhe marrëveshjeve të pasluftës.
Por sipas një vizioni më të thellë, rendi i vjetër kishte nisur 3600 vjet më parë, dhe mbylli kapitullin e tij më 22 dhjetor 2012 një datë e famshme në kalendarin Maja, e cila shënonte jo fundin e botës, por fundin e një epoke.
Rendet universale nuk maten me vite njeriu, por me frymëmarrje të kozmosit.Koha këtu nuk është lineare, por rrotullake.
Çdo cikël mban brenda vetes fillimin dhe mbarimin, si një unazë që ka pikë nisjeje dhe fund.
6.
Epoka e re dhe dymbëdhjetë vitet e tranzicionit.Pas 22 dhjetorit 2012, nisi një cikël i ri një epokë që kërkoi dymbëdhjetë vjet tranzicion.
Tani, në vitin 2025, rendi i ri është tashmë në veprim. Ai nuk është ende i plotësuar, por po formësohet, ashtu si një agim që ngadalë fiton ngjyrat e ditës.Ndryshimet globale të këtij shekulli tensionet mes fuqive, tronditjet ekonomike, lëvizjet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike janë, sipas këtij këndvështrimi, shenjë e lindjes së një rendi të ri universal, jo vetëm tokësor.
8.
Zërat e lashtë: Sumerët dhe Majat.Nëse kërkojmë gjurmë, ato janë lënë nga qytetërimet e lashta Sumerët dhe Majat.
Të parët, të njohur për shkrimin më të hershëm, lanë pas mite për cikle të mëdhenj kohorë: planetë që rikthehen çdo 3600 vjet, epoka që ngriten dhe shuhen si frymëmarrjet e universit.
Majat ndërkohë krijuan një kalendar aq të saktë, sa edhe sot mbetet i pashpjeguar.Ata folën për epoka, për cikle, për funde që nuk janë shkatërrime, por rilindje.Këto dy burime tregojnë se njerëzit e lashtë dinin diçka që ne shpesh e harrojmë: se koha është ritëm dhe rendet janë frymë.
9.
Në disa tradita thuhet se çdo rend botëror drejtohet nga një inteligjencë më e lartë se ajo njerëzore e quajtur Zot.Sipas kësaj ideje, këto inteligjenca e Zotit e vendosin vëmendjen e tyre mbi rajonin e Mesdheut, një pikë e rëndësishme energjetike ku janë kryqëzuar perandoritë, besimet, kulturat dhe rrugët e qytetërimeve.
…Toka është ndarë në trekëndësha energjie:
një që kap Amerikën e Jugut dhe Kanadanë,
dhe një që ka fillimin në Mesdhe, ku forcat e larta vendosin drejtimet e reja të rendit.
Trekëndëshat nuk janë kufij, por forma energjitike, harte të padukshme që ndajnë rrjedhat e fuqisë.
10.
Dy shtyllat e university.Çdo rend i ri ndërtohet mbi dy shtylla: një pozitive dhe një negative.
Ato duhet të jenë në ekuilibër, përndryshe sistemi rrëzohet.
Ashtu si magnetët, ashtu edhe energjitë e universit nuk mund të qëndrojnë në një anë të vetme.Në këtë lojë të madhe ndikimi, asnjë fuqi nuk mund të ngrihet pa “miratimin” e dy energjive themelore një proces që nuk varet nga vullneti njerëzor, por nga ligjet e padukshme të ekuilibrit kozmik.
Ashtu si dikur rivaliteti SHBA-BRSS përcaktoi shekullin XX, edhe tani SHBA-Rusi vazhdojnë të mbeten dy pole të të njëjtit sistem energjetik.
Pra a do te ket më BE diku nga vitet 2030? Sben vaki qe tani BE ka hyre ne uje.BE do te bjere dhe do te ngrihet MESDHEU.
Çdo shtet tjetër që kërkon të marrë rolin e qendrës duhet të presë valën e re të energjisë universal,ose rendni tjeter boteror.Pra te presi 3600 vjet te tjera.
Njerëzit mund të bëjnë plane, të ngrenë aleanca, të shtyjnë kufij…
Por nëse nuk respektojnë ligjet e ekuilibrit të universit, çdo përpjekje është e destinuar të dështojë.
Në mënyrë shkencore dhe metaforike:Si mbahet gjithçka në ekuilibër? A mund të jetë energjia “forca pas perdeve” ,që dikton ciklet e qytetërimeve?
Toka dhe 3.2 trilion planete të galaktikës tone qëndrojnë për shkak të energjisë. Kështu që nisjen dhe përfundimin e një rendi botëror e ka ekskluzivisht energjia.
Energjia si themel i ekzistencës universale.Kjo është një ide që lidhet si me fizikën (ligji i konservimit të energjisë), ashtu edhe me filozofinë lindore dhe spiritualitetin Nuk ka rend pa energji.
…Rend botëror në këtë kuptim nuk është vetëm një strukturë politike, por një format i organizimit universal një cikël që varet nga prania dhe shpërndarja e energjisë.Pra është Zoti në krye si energji e pastër.
Energjia si fillim dhe fund i çdo cikli.Nëse e shohim kështu, çdo rend botëror është një valë energjie,që lind, rritet dhe përmbyllet nëpërmjet një rënjeje të kësaj energjie. Kur energjia ndryshon , ndryshon edhe rendi.
Rendi i ri botëror fillon nga sipër dhe përfundon në planetet afër fundit ku është edhe toka.
Hierarki kozmike e ndikimit.Kjo sugjeron një rrjedhë të rendit nga lart-poshtë, ku “lart” nuk është thjesht hapësirë fizike, por një simbol për forca më të larta si Zoti inteligjencë universale, ose burimi i energjisë fillestare.
Toka si pjesë fundore e ciklit.Kjo mund të nënkuptojë se Toka është ndër planetet më të vonshme që preken nga ky ndryshim, ose që e përjeton ndikimin e fundit të një rendi që ka nisur më herët diku tjetër…
Vijon …
nga libri:Alienët janë Zoti ynë…