Ethem Cipi

Ty
Ndarja me ty nuk qe e lehtë,
Erdhi papritur siç vjen shtërngata,
Pata dhe unë përmbytjet e mia,
Dhe thashë me vete, kaq e pata.
Tani që moti është drejt kthjellimit,
Dhe me veten ndihem disi më mirë,
Kam filluar të mësoj nga gabimet,
Por të kërkoj falje, paskam vështirë.