Dori Camaj

Rrëmova sirtarëve
të gjeja letra të zverdhura harrimi,
më kot..
mbi to prehet ftohtë mermer
emri im, bisht’harlisur…
është një postier
që kurrë s’u mërzit
së shkruari mbi to
“e pa dorëzuar “…
A thua të jetë xhelat!?…
As një pikë loti
s’është më i kthjellët se mendimi im,
e di…
Por ja që më kaplon një dëshirë
e çmendur
të të gjej, pa të gjetur
mes mandatës së harrimit…
Nuk je aty,
e kjo s’ndryshon në asnjë nuancë stine,
ama shket fletëve
të kujtimeve
e më bëhesh kopertinë,
motiv,
e shí mes qerpikëve…
Kohë e gjatë nga se nuk të shkruaj,
shumë…
Tashmë duhet të të shkruaj
për të zbrazur
sirtarin e shpirtit…