
Ishte një rrugë në mes të botës,
dikur shkelej nga dashnorët;
Kreun e kishte ku vinin anijet e flotës,
e mbarimin tek yjet a meteorët.
Në të, dy anët me pemë plot,
të heshtura rrinin ato si ushtarë,
e asnjë dru, nuk fliste dot,
kur vinin anijet me të dashuruarë.
Çdo mbrëmje rruga popullohej,
e qielli e pemët skuqeshin nga ledhatimet,
e rruga e dashurisë shndërrohej
në rrugë ku mbarsen të ëmbla kujtimet.
— Marjol Ago ![]()
![]()