
Jetë e ngadaltë
Ka dy jetë çdo njeri,
Njëra e para shpejton për tjetrën,
Ecën shpejt porsi veri
Dhe harron atë të vjetrën. ✨
Po pas xhamave të syzeve ka jetë,
Nëpër parqet e qytetit,
Ku mblidhen mbrëmjeve pleqtë,
E qajnë hallet mes vetit. 🌳
Këtë pjesë të jetës askush s’e do,
Madje s’e do as qeveria…
Nga një ligj e ndryshon,
Kaq pak kerkon pleqëria.
Jeta është e thjeshtë, s’ka intriga,
Çdo gjë ecën më ngadalë,
E harrojnë mendjet e liga,
Qe Dikush me shkop ecën, i çalë… 🍂
Ja pra, aty duhet të fillojë jeta
E njeriu të mësojë,
Kush është e vërteta
Edhe kohën ta vlerësojë. ⏳
— Marjol Ago