Zgjedh të hesht-Vilma Nika

Vilma Nika

Zgjedh të hesht.

Kam aq shumë për të thënë…

zgjedh të hesht

të mbyllem brenda.

Qaj e vuaj dashurinë

si ilaç që kërkon zemra.

Diell jete, furtunë shiu

çfar s’u bëra e nuk munda.

Brenda vetes dritë më ndriu

shkrova shpresën që s’e humba!

Dhe u ngrita sa herë qesha

rashë në pellg kur u lëndova.

Pakëz fjalë nga ato që desha

shumë nga ato që s’meritova.

Kam aq shumë për të thënë…

Por lë zemrën

të flasë vetë.

Ndonjëherë përqafoj heshtjen

ndonjëherë nuk është e lehtë.