NËPËR SHTIGJET MJERGULLUAR

siluetash…ndrydhur shtatin,
sikur vjen nga koh e shkuar,
udhë-nisjesh…humbur fatin…
Fatin humbur…mjergullimit,
heshtjesh zënë…në harresë,
dergjur honesh përmallimit,
rrudhë ikjesh…plot përtesë…
Plot përtesë gjurmësh vese,
degësh zhveshura në pikim,
fund-fillimesh…lotë pendese,
rendur pas…udhësh pakthim…
Nëpër shtigjet…mjergulluar,
njollë-bardhat…rreth e qark,
sikur vjen nga koh e shkuar,
preh vetmisë…rënë në çark…
Luan Sheshi : 11 dhjetor 2025