
Pasdite vonë,
pas një gjumi dimëror mbi divan
u zgjova i uritur;
ngjyrë e kuqe buzësh, gjoksi dhe qirinjsh
mbi trupin dhe duart e mia…
aroma krishtlindjesh
në dhomën, ku dashuria
mer forma abstrakte gjymtyrësh,
paralelesh, meridianësh.
atdheu ynë
ka emrin në trupin e një shpendi…